Berisha: "Dosjet: cfare bisedova me amerikanet
Kryeministri Berisha eshte shprehur me se i vendosur ne lidhje me miratimin dhe zbatimin e ligjit per hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit. Duke paralajmeruar se dhe ne rastin e mundshem te kthimit te ketij ligji ne Kuvend nga Presidenti Topi, ai eshte me se i gatshem qe me numrat qe ka ne Parlament ta rivotoje serish ate. "Nese Topi e kthen ligjin, une do ta votoj perseri pas asnje lloj hezitimi", ka qene deklarata e vendosur e tij. Por njeheresh ai ka zbardhur per here te pare dhe biseden qe ka zhvilluar me zyrtaret e larte amerikane, para miratimit te ligjit te "Dosjeve". Ne pergjigje te pyetjes se gazetarit, Berisha ka thene se ka pasur konsultime te gjera me qeverine amerikane per ligjin, duke garantuar se ai nuk do te perdoret kunder kundershtareve politike. "Kam garantuar amerikanet se nuk do ta perdor ligjin per kundershtaret politike. Ata qe cenohen do kene te drejten e ankimimit dhe do te zbatohen me perpikmeri standardet e percaktuar nga Strasburgu. Kjo eshte biseda me zyrtarin e larte amerikan", ka deklaruar Berisha per here te pare thelbin e bisedes. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me kundershtimin e amerikaneve per ligjin e "Dosjeve", kundershtim qe iu dha nepermjet ambasadorit Uidhers, por dhe te ndihmessekretarit amerikan te shtetit, Fried. "Une nuk prisja aprovim te qeverise amerikane per kete nisem, sepse keto ligje jane te kritikueshme ne te gjithe boten, por jane te domosdoshme", deklaroi Berisha.