KQZ-ja, konsensusi i radhës mes PD dhe PS-se
Nga Gilmana Bushati
Së fundmi, dy formacionet politike, me anë të përfaqësuesve të tyre, kanë shprehur vullnetin e plotë për ta përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur ngritjen e këtij institucioni
TIRANE-Sesioni i ri parlamentar do të fillojë diskutimet e tij me pikësynimin për përfundimin e reformës zgjedhore. Ngritja e Komisionit Qendror Zgjedhor në bazë të një formule të re, pritet të jetë nisja e diskutimeve mes së djathtës dhe së majtës. Së fundmi, dy formacionet politike, me anë të përfaqësuesve të tyre, kanë shprehur vullnetin e plotë për ta përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur ngritjen e këtij institucioni. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Patozi, paralajmëroi para disa ditësh, se “rikompozimi i institucionit zgjedhor besoj se do të jetë një çështje të cilën parlamenti do ta konsumojë që në seancat e para të tij”. Përgjigja pozitive, pra që KQZ-ja të diskutohet menjëherë me fillimin e sesionit parlamentar, erdhi nga deputeti socialist, Islami. Ai la të hapur mundësinë që e majta mund të propozojë si anëtar të tretë të saj një përfaqësues të LSI-së. Kjo shkaktoi reagimin negativ të Gjinushit, që shpreson ta ketë ai këtë anëtar. E rëndësishme është që PD-ja dhe PS-ja janë dakord për këtë çështje. Për ta mbyllur reformën zgjedhore pritet që menjëherë pasi të miratohet KQZ-ja e re dhe mënyra e funksionimit të saj, të mund të diskutohet në parlament ndarja e re zonale, duke iu përshtatur dhe sistemit të ri zgjedhor. Berisha kërkoi në fund të vitit 2008 konsensus nga opozita edhe për këtë çështje, si shumë të rëndësishme për standardet e zgjedhjeve të ardhshme.
Heqja e imunitetit të deputetëve, që e shpalli si nismë Patozi në ditët e para të janarit, pritet t’i përplasë politikisht të majtën dhe të djathtën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së është shprehur se një ligj i tillë duhet të përfundojë brenda këtij sesioni. Por, e majta gjatë diskutimeve për imunitetet nuk ka dhënë asnjëherë konsensusin e saj. Sepse, një nga pikësynimet e tjera të PD-së është që jo vetëm deputetët të kenë kufizim imuniteti, por edhe të gjithë drejtuesit e institucioneve të pavarura. Sa i takon reformës në drejtësi, ka mbetur pa u miratuar ligji për administratën gjyqësore. Socialistët duket do ta kundërshtojnë miratimin e këtij ligji, pasi presin që të shprehet më parë Gjykata Kushtetuese. Shoqatat e gjyqtarëve kanë kërkuar rrëzimin e disa neneve të këtij projektligji.
Një ligj i diskutueshëm që pritet të kalojë për miratim është ai i Urbanistikës, ku qeveria, pavarësisht kundërshtive të ndërkombëtarëve, ndryshon mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit me parimin, “heshtja është miratim”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)