E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rruga Durres-Kukes, linja 400 kV, lidhja me Kosoven"

Kryeministri Berisha deklaroi dje se rruga Durres-Kukes do te perfundoje ne mesin e muajit Qershor, afersisht dy jave perpara zgjedhjeve. "Ështe e sigurte qe rruga Durres-Kukes do te perfundoje perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe madje rreth dy jave perpara tyre", deklaroi kryeministri Berisha ne lidhje me rrugen Durres-Kukes, te cilen e konsideroi si nje ure te vertete lidhese mes dy vendeve. Nga ana tjeter ai tha se mes Kosoves dhe Shqiperise ka ende shume projekte te tjera te cilat pritet te finalizohen ne te ardhmen e afert. Sipas Berishes, rendesi te vecante po i vihet bashkepunimit ekonomik dhe energjetik, pa lene menjane edhe bashkepunim kulturor dhe arsimor. "Ne nuk duhet te harrojme se qe pas shpalljes se pavaresise ne Kosove vellimi tregtar mes dy vendeve eshte rritur dyfish", tha Berisha. Sipas tij, gjithashtu te dy vendet po punojne per lidhjen me nje linje te perbashket interkoneksioni Tirane-Prishtine me nje kapacitet prej 400 kV. Po keshtu Berisha permendi edhe si nje plan te perbashket bisedimet per ngritjen e nje TEC qe do te ndihmoj me energji dhe Shqiperine dhe Kosoven. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me rendesine e pavaresise se Kosoves, dhe eshte shprehur se shume shpejt ajo do te njihet nga te gjitha vendet e botes. Berisha bashkepunimin me Kosoven e sheh paresore, duke kembengulur procesin e perbashket te integrimit ne strukturat euroatlantike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›