E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Krimi, s'toleroj asnje prokuror"

Ka vendosur te mos toleroje ne asnje moment veprimet e prokurorise, nderkohe qe akuzon se keto institucione nuk u kane shpetuar akuzave politike. Kryeministri Berisha, mbreme ne emisionin "Opinion", ne Tv Klan, te gazetarit Blendi Fevziu nuk ka ngurruar te paralajmeroje se do te kete perplasje me te gjithe ata prokurore dhe prokurori qe jane te lidhura me krimin. "Do te kem perplasje ndaj cdo prokurori dhe prokurorie te lidhur me krimin. Ne teresi keto institucione nuk i kane shpetuar akuzave politike. Ajo qe eshte e rende eshte simbioza apo lidhja me krimin", ka qene deklarata e mbremshme e kryeministrit Berisha, Teksa nuk ka lene jashte "rrezes" se veprimit dhe ish-kryeprokurorin Sollaku, akuzat ndaj te cilit, pas dekretimit te shkarkimit nga Topi, sikur kishin pesuar nje tulatje te dukshme. "Ne qofte se Shqiperia u be famezeze per krimin e organizuar, prokuroria nuk veproi. Sollaku ish-bashkepunetor i imi, ka qene keshilltare imi, por une nuk do te pajtohem kurre me simbiozen e tij me krimin", tha kreu i ekzekutivit, duke argumentuar vendosmerine e tij ne luften kunder krimit, qofte dhe ne radhet e ish-bashkepunetoreve apo bashkepunetoreve te tij. Njeheresh ka hedhur "silure" dhe ndaj Ina Rames, te cilen e ka .akuzuar se po perdor kute te ndryshme per ceshtje te caktuar. "Nje zyrtar, i cili shtrin ne toke nje gazetar, qendron ne kembe dhe prokuroria nuk ka guxim te kerkoje heqjen e imunitetit dhe kur ketij i dalin pasurite me probleme. Kete problem e kam jete a vdekje, ashtu sic kam problem edhe korrupsionin. Shqiptaret kane armiq krimin dhe korrupsionin", tha Berisha. Por nuk ka munguar te shprehe vleresimin e tij per dosjet e hapura nga organi i akuzes. "Jam mirenjohjes per dosjet qe ka vene ne levizje te administrates dhe qeverise, pro eshte keq qe s'ka hapur tjeter. Poturit ia beri mire qe i hoqi imunitetit, nderkohe per Tom Doshin nuk po i levizet asgje", tha kryeministri. Berisha i eshte rikthyer edhe njehere ceshtjes se rruges Durres-Kukes. Sipas tij, i pandehur do te thote i pafajshem, nese zberthen termin i pandehur, kjo nuk nenkupton fajesi. Per te, nese ka zyrtare te marre te pandehur, kjo deshmon se kjo qeveri dhe ky shtet funksionon. "Nese shkojme dhe shohim se merren ne gjykim akte kolektive, nga koha romake deri me sot, rruga Durres-Kukes eshte e tera nje armiqesi ndaj projektit. Ajo qe s'mund te ndodhe nuk mund te ndodhe. Akti kolektiv. Diktaturat kane bere gjykime kolektive", tha Berisha. I cili duke hequr paralelizma me kohen e diktatures tha se "me te vertete Enver Hoxha denon birin per te atin, por jo pa bazen ligjore te caktuar ne ligje. Ështe mirfilltas verberi armiqesore ndaj rruges. Nje vendim kolektiv eshte i pagjykueshem. Faji eshte individual, pergjegjesia eshte individuale, ne kete parim njohim dhe sanksionojne pergjegjesine individuale. Nese dalin jashte kesaj pergjegjesie, e drejta nuk do te dilte". Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe per ceshtjen e Gerdecit. "Ka ndodhur nje aksident nga me te rendet, per te cilen Qeveria ka qene e para qe ka insistuar, Ministri i Mbrojtjes ka dhene doreheqjen duke mbajtur nje pergjegjesi morale ndaj ngjarjes se ndodhur. Nese prokuroria ka lene gje pa nxjerre, do te kishte te drejte, por Prokuroria nuk ka qene e afte", tha Berisha. Duke nenvizuar se organin e akuzes nuk po e pengon njeri. Por per te, "menyra se si e nisi hetimin, tezat politike qe shtroi Prokuroria ne hetim, ne nje kohe ku ka se paku nga kater firma ushtarakesh, nuk ka asnje synim tjeter, vecse te permbysesh hetimin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›