E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michael Dougla s flet për luftën e tij kundër kancerit

NJU JORK - Aktori amerikan Michael Douglas ka deklaruar në emisionin e David Lettermanit se do të përballet me “një luftë tetëjavore” kundër kancerit në fyt.
Terapia konsiston në disa cikle kimioterapish dhe radioterapish dhe sipas Douglas, ka 80 % mundësi që ai të shërohet plotësisht.

Aktori 65-vjeçar ka shpjeguar se gjatë analizave të kryera e kuptoi se tumori ishte në një shkallë të avancuar, në fazën 4 dhe për këtë arsye duhej sulmuar. “Përqindjet që të shërohem janë të larta dhe mendoj se me kurat e duhura kam 80 % mundësi”, theksoi Douglas, sipas të cilit, sëmundjen ia ka shkaktuar duhani dhe alkooli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›