Berisha: Duhen integruar edhe pakicat që mbeten të tilla për shkak të problemeve të ndryshme

Komiteti ndërministror me një vendim të marrë mesditën e sotme duket se u ka hapur një dritë jeshile shtresës më të diskriminuar të shoqërisë, siç janë Gey dhe Lesbike. Në vendet e Bashkimit Europian këto dy shtresa shoqëre mund të kryejnë një jetë normale deri edhe në martesë brenda gjinisë, ndërkohë që në vendin tonë kjo e drejtë deri më sot nuk është njohur. Në mbledhjen e sotme të Komitetit më fjalë kreu i qeverisë foli edhe në lidhje me këtë problem ku u shpreh se qeveria do ta vendosë të drejtën e tyre në baza ligjore për të shmangur në këtë mënyrë diskrimimin. “Një ligj tjetër është shumë i rëndësishëm kundër diskriminimit. Ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile. Duhet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato. Unë mendoj se pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane. Ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi. Këtu nuk ka një qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë. Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat në të cilat aderon dhe është e detyruar ti respektoj . Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin sepse është opinioni. Me mire të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin” u shpreh kryeministrit.
Fenomeni i lidhjes brenda brenda gjinisë është i pa pranueshëm, të paktën deri më tani, nga shoqëris shqiptare. Për këtë mjaftojmë të kujtojmë ngjarjen më të fundit tragjike brenda familjes, ku vëllai ther me thikë vëllanë vetëm sepse ky i fundit i kishte shprehur dëshirën se donte të bënte seks me shokun e tij të ngushtë.
...