E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik,Meta: Është koha për veprim, jo për retorika boshe

Kreu i LSI, Ilir Meta ka prezantuar në Cërrik kandidatin e saj në këtë qytet për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë takim, Meta ka theksuar se partia që ai drejton u garanton të rinjve mundësi të mira për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. 

CERRIK- Lideri i LSI Ilir Meta ka qënë në qytetin e Cërrikut për të prezantuar kandidatin e kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit, Astrit Xhelilin. Në këtë takim, Meta ka apeluar se është koha për veprim dhe jo për retorika boshe.
Duke shprehur shqetësim për mungesën e politikave të qeverisë për punësimin e të rinjve, kreu i LSI ka nënvizuar se programi i partisë që ai drejton u garanton të rinjve mundësi më të mira për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre si dhe familjëve shqiptarë një mirëqenie të mirë.
Meta theksoi që është koha për veprim për tu bashkuar me politikat e LSI, për të hapur sa më shumë vende të reja pune, jo vetëm në Cërrik ku 60 përqind e banorëve jetojnë në asistencë , por në të gjithë Shqipërinë. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›