Berisha: Durresi, kjo ure e perjetshme me Perendimin
Kryeministri Berisha nuk ka munguar te deklaroje mbeshtetjen per Ferdinand Xhaferajn, kandidatin per kreun e bashkise se Durresit, duke deklaruar se ky qytet ka qene dhe do te mbetet nje ure e perjetshme me Perendimin. "Vota juaj me 8 maj per Ferdinand Xhaferajn, do te jete vote per endrren me te lashte, me te bukur, me fisnike, me madheshtore te Durresit dhe te mbare shqiptareve, per integrimin e Durresit dhe Shqiperise ne Evrope. 8 maji eshte dita e Evropes, 8 maji eshte dita e idealit, endrres suaj evropiane. Ne 8 maj, Durresi, kjo ure e perjetshme e kombit shqiptar me Perendimin do te votoje blu, do te votoje Ferdinand Xhaferajn, do te votoje te ardhmen e tij", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, teksa ka ftuar qytetaret durrsake te votojne per ndryshimin e ketij qyteti. Ai ka garantuar qytetaret se ne 4 vitet qe vijne qytetaret dhe qytetaret e Durresit, me Ferdinand Xhaferajn do te ngrene Durresin ne lartesine e aspiratave dhe endrrave te tyre me te bukura. "Ne 4 vitet qe vijne Durresi do te jete nje nga qytetet me te zhvilluara ne brigjet e Adriatikut, Shqiperia nje nga vendet me te zhvilluara te rajonit", tha Berisha. Per te cilin, vota per kandidatin e "Aleances per Qytetarin", eshte nje vote per veten e tyre, familjen, qytetin dhe te ardhmen. "Duke paraqitur dhe njehere Ferdinand Xhaferajn ju garantoj ju se programi i tij per Durresin e ketij shekulli do te mbeshtetet me te gjithe potencialet nga qeveria shqiptare", nenvizoi kryeministri. Per te cilin, vota me 8 maj eshte para se gjithash vote per shnderrimin e Durresit si nje gjenerator gjigant te krijimit te vendeve te punes, jo vetem per qytetaret e tij, por per te gjithe shqiptaret. "Vota juaj me 8 maj per Ferdinand Xhaferajn do t'i hape rrugen krijimit te mijera e mijera vendeve te pune, ne turizem, industri arsim e te gjitha fushat, do te jete vote per Durresin me infrastrukturen me moderne ne Shqiperi", tha kryeministri. I cili eshte zotuar se gjate ketij mandati do te asfaltohet cdo rruge dhe rrugice, cdo shesh te ketij qyteti dhe do te ndertohet nje nga bulevardet me madheshtore ne Shqiperi, bulevardin Durres-Kallm. Ai njeheresh eshte shprehur se vota per kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", do te jete per nje Durres me uje 24 ore ne 24 ore, per Durresin akademik dhe universitar me njerin prej universiteteve me moderne dhe me te fuqishem te vendit, per Durresin industrial me nje rritje prej se paku 4 here te prodhimit te tij, si dhe nje vote per potencialet e jashtezakonshme, trashegimine e jashtezakonshme kulturore te qytetit, por edhe per gjenine krijuese te qytetareve te Durresit.