Berisha: "Me 8 maj, vote per integrimin ne BE"
Kryeministri Sali Berisha, ne vijim te turit te tij ne Shkoder, u shpreh se vota per koalicionin "Aleanca per Qytetarin", eshte nje vote per integrimin ne Bashkimin Evropian. Duke perqasur diten e 8 majit, me diten e Evropes, kreu i qeverise iu drejtua banoreve te Shkodres duke iu thene se "8 Maji eshte dita e Evropes. Ne 8 maj eshte dita e zgjedhjes qe ju kurre nuk keni gabuar. Keto vite te lirise kane qene te veshtira, por vite me dinjitet. Keto vite kane qene vite te suksesit. Ne 20 vite, Shkodren dhe Shqiperine e ngritem ne kembe". Me tej ai vijoi se qytetaret shqiptare tani jane te lire te levizin ne te gjitha vendet e BE-se, fale liberalizimit te vizave. "Ne jemi krenar per sukseset tona. Shqiperia qendron ne krye te rritjes ekonomine ne Evrope. Shqiperia eshte nje destinacion turistik boteror",-tha kryeministri. Njeheresh kreu i mazhorances qe nga Shkodra iu drejtuar qytetareve shqiptare, se sa me shume te besojne tek PD-ja, cdo vit do te behet me shume per qytetaret. "Vota e 8 majit per Lorenc Luken, "Alternativen e Qytetarin", eshte vote per punesimin tuaj, eshte vote per integrimin e Shqiperise ne Evrope. Vota per Lorenc Luken dhe "Aleanca per Qytetarin", eshte vote per integrimin e Shqiperise ne BE, eshte vote per Shkodren evropiane", thekoi kryeministri. Nderkohe ai ka shprehur pershendetjet me te perzemerta, mirenjohjen me te thelle, respektin me te madh, nderimin me te pakufishem ndaj shkodraneve dhe shkodraneve, qe i qendruan me besnike se kushdo tjeter idealeve te lirise, besimeve te medha te njeriut, vlerave shpirterore dhe hyjnore te qytetarit e te qyteterimit perendimor. Njeheresh kreu i mazhorances, nuk ka munguar te thote se 8 maji eshte zgjidhja dhe zgjedhje per te sotmen e te ardhmen e qytetareve shkodrane. "Jam ketu per t'ju garantuar ju se me Lorenc Luken, me te gjithe qeveritaret vendore te bashkive dhe komunave te qarkut te Shkodres, ne kater vitet qe do te vijne do te bejme realitet endrren tone, endrren e vajzave dhe djemve te saj, per nje Shkoder te zhvilluar, per nje Shkoder evropiane, per nje Shqiperi te zhvilluar, per nje Shqiperi evropiane", ka deklaruar Berisha. Per te cilin vota dotene diele eshte para se gjithash nje vote per punesimin e qytetareve shqiptare. "Ne qe asfaltuam 8 mije kilometra rruge ne Shkoder e ne mbare Shqiperine do t'i japim Shkodres dhe Shqiperise infrastrukturen evropiane me moderne ne rruget e saj. Vota per Lorenc Luken, per qytetaret e pare te komunave e bashkive te tjera, eshte vote per Shkodren universitare, per Shkodren e dijes, per Shkodren e kultures, per Shkodren e krijimit. Ju garantoj se kater vitet qe vijne do te jene vitet e investimeve te medha ne kampusin e universitetit tuaj, ne institucionet tuaja kulturore, artistike, ne mbare shkollat e kopshtet ne qytetin dhe rrethin tuaj. Vota juaj me 8 maj per Lorenc Luken, per qytetaret e pare te komunave dhe bashkive te tjera, eshte vote per Shkodren turistike, per te bere Shkodren nje nga polet me te rendesishme te turizmit ne Evropen Juglindore", tha Berisha.