E Shtunë, 31 Tetor 2026

India: Vështirë të kthehen eshtrat e Nënë Terezes

Kryeministri Sali Berisha kërkoi para disa ditësh që eshtrat e Nënë Terezës të kthehen gushtin e ardhshëm në atdhe, kohë që përkon me 100-vjetorin e lindjes së saj.  

"Nënë Tereza ishte një shtetase indiane dhe do të jetë shumë komplekse dhe e vështirë të pranohet kërkesa shqiptare për kthimin e eshtrave në Shqipëri", citon autoritetet zyrtare në Indi gazeta "Calcutta Telegraph".

Më tej citohet edhe zëdhënësi i misionit humanitar që drejtoi Nënë Tereza, duke deklaruar se nuk mund të japë një koment specifik në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se deri tani nuk kanë marrë ndonjë kërkesë të tillë, por shtoi se në rast se vjen, duhet të vendosë misioni humanitar nëse varri i Nënë Terezës të lëvizë.

Gazeta indiane shkruan më tej se Shqipëria dhe Maqedonia janë dy shtete që pretendojnë ende për nacionalitetin e Nënë Terezës. Nobelistja shqiptare prehet në Indi, vendi ku ajo zhvilloi pjesën kryesore të aktivitetit të saj bamirës. Ajo u nda nga jeta në vitin 1997 dhe u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›