E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: "Dyllosje" per ciftet e PS

Kryeministri Berisha, qe nga qyteti bregdetar i Lezhes, ironizoi ashper menyren e zgjedhur nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama, per te bere opozite. Duke risjelle ne vemendjen e publikut, aksidentin qe i mori jeten biznesmenit, Kosta Trebicka, kryeministri Berisha deklaroi se ishte me mire t'jua pengonte daljen per gjah perfaqesuesve te opozites. "Kur ata u perpoqen "te ekzekutonin" te vdekurin, mendova se cfare duhet te beja me ta dhe thashe; me mire t'ua "dyllos" te gjitha ciftet, sepse po u ndodhi ndonje gje, kur shkojne per gjah, do te thone "na vrau Berisha", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, perpara qytetareve te Lezhes. Sipas kreut te ekzekutivit, opozites i ka mbetur ora ne kohet e errta dhe ka harruar se tashme jetohet ne nje vend te lire, ne nje vend ku edhe gjahtaret jane te sigurt. Kryeministri Berisha e vazhdoi sulmin e tij ndaj opozites, duke shtuar se qysh nga koha e komunizmit nuk ka ekzistuar nje parti aq mashtruese sesa PS-ja e sotme. "Une ju them me bindje se, qysh nga koherat e komunizmit e deri me sot, nuk ka ekzistuar ne Shqiperi nje parti kaq propagandistike dhe mashtruese, sic mashtron udheheqja politike e Partise Socialiste", deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo opozite i kishte rene per hise mazhorances qe ai drejtonte. Ne kete kuader, kreu i qeverise deklaroi se, qytetaret shqiptare jane te mencur per te bere diferencen mes asaj qe ofron mazhoranca dhe opozita ne vend. Sipas Berishes, qytetaret ne vend nuk mund te votonin njerez te cilet i mashtronin ata. "E kam thene dhe do ta perseris prape se, ata vazhdojne me historine e "hurit te kuq", sipas te cilit parimi eshte "cfaredo qe t'i them, do me thote po". Por keta harrojne se qytetari, pavaresisht se mund te mos marre cdo dite informacionin qe mund te marr une, kur vjen puna per problemet kryesoret vendit, ai ka logjiken e ftohte dhe te drejte", deklaroi Berisha, duke shtuar se qytetaret do te votojne per mazhorancen, pasi ne kete menyre mbrojne veten, familjen dhe vendin e tyre. Sipas Berishes, qeveria qe ai drejtonte, do ta ndryshonte vendin dhe ai do te kthehej perseri ne zonen e Lezhes dhe zona te tjera ne vend, per te perfunduar punime te rendesishme per komunitetin dhe per te nisur te tjera. Nderkohe qe nuk ka munguar te riperserise dhe njehere se mandatin e dyte te qeverisjes se djathte, investimet do te shumefishohen ne te gjitha zonat e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›