E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: E ardhmja e Kosoves, Brukseli

BRUKSEL - Kryeministri shqiptar, Sali Berisha tha dje se nuk e perjashton nje perpjekje te Serbise per te destabilizuar Kosoven, nderkohe qe ajo eshte duke shpallur pavaresine. Njekohesisht, Berisha i beri thirrje Perendimit qe t'ia beje te qarte Beogradit se do te kete pasoja per nje veprim te tille. "Nuk e perjashtoj mundesine qe Beogradi mund te perpiqet te manipuloje serbet e Kosoves per te treguar se pavaresia ishte nje levizje e gabuar," i tha Berisha agjencise britanike REUTERS, ne nje interviste, ne Bruksel. "I bej thirrje komunitetit nderkombetar ta beje te qarte se, nese Beogradi vepron ne kete menyre, atehere do te kete pasoja," shtoi ai, pa e specifikuar se cfare veprimesh duhej te ndermerrnin aktoret nderkombetare.
Berisha i mirepriti garancite e zyrtareve serbe se nuk do te perdorin force per te ruajtur kontrollin e tyre ne Kosove, por i trembej faktit se Beogradi mund te nxiste zemerim mes serbeve ne veri te Kosoves dhe te rriste tensionet ne te gjithe rajonin. "Ata mund te krijojne shume 'Mitrovica Veriore' ne rajon dhe kjo nuk eshte e dobishme per Serbine, per Maqedonine, Shqiperine, per te gjitha vendet tona qe kane nevoje per paqe dhe stabilitet per te ecur perpara," tha Berisha, duke iu referuar qytetit verior te Kosoves, i cili eshte i ndare etnikisht.
Berisha u beri thirrje shqiptareve te Kosoves qe te shmangin cdo lloj provokimi ne javet e ardhshme dhe ripohoi qendrimin e Tiranes se nuk behet fjale per krijimin e "Shqiperise se Madhe". "Eshte vec nje mit. Ata (kosovaret) gjakojne te shkojne ne Bruksel dhe jo ne Tirane," tha Kryeministri.
Marre nga: REUTERS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›