E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi, shiten 10 miliarde bono thesari

Banka e Shqiperise, ne bashkepunim me Ministrine e Financave, ka perfunduar ankandin e radhes per shitjen e bonove te thesarit. Sipas Departamentit te Operacioneve Monetare prane kesaj banke, ne ankand jane shitur bono me maturim 6 dhe 12 mujor, qe do te perdoren per bankat e nivelit te dyte dhe per Banken e Shqiperise. Vlera totale e shitur ne ankand eshte 9.8 miliarde leke. Per bonot me maturim 12 mujor u paraqiten 41 kerkesa konkurruese, prej te cilave u pranuan 28. U kerkuan per shitje bono me vlere 10,121,610,000 leke dhe u shiten bono me vlere 6,400,000,000 leke. Yield-i maksimal i pranuar eshte 8.10% , yield-i minimal i pranuar eshte 7.88% , yield-i mesatar i thjeshte eshte 8.02% dhe ai mesatar i ponderuar eshte 8.04%. Keto bono maturohen me 29.01.2009. Per bonot me maturim gjashtemujor, vlera e kerkuar dhe ajo e shitur eshte 3.400.000.000 leke. Nderkohe qe pranuan te 12 kerkesat konkurruese te paraqitura. Yield-i maksimal i pranuar eshte 7.35% , yield-i minimal eshte 6.94%, ai mesatar i thjeshte eshte 7.23% dhe ai mesatar i ponderuar eshte 7.51%. Keto bono do te maturohen ne 03.07.2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›