E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, jo privatizim elektoral

Blerina Hoxha
Me shume se kater kompani jane interesuar per privatizimin e sektorit te shperndarjes se energjise elektrike, i cili pritet te perfundoje kete vit, njoftuan burimet zyrtare te Ministrise se Energjetikes. Pergatitja e pershpejtuar e dokumentacionit per kalimin ne pronesi private te grumbullimit te faturave te energjise po behet me qellim qe procesi te perfundoje brenda ketij viti, per shkak se viti 2009 eshte vit elektoral. Si rrjedhoje privatizimet strategjike ku ben pjese edhe sektori shperndarjes nuk mund te implikohen me fushata zgjedhore. Privatizimi i Divizionit te Shperndarjes ne KESH po asistohet nga 6 kompani konsulente te huaja, te cilat kane bere mbi 50% te punes, bene te ditur dje te njejtat burime. Sipas tyre, prania e nje konsulence te gjere lidhet me faktin se vete privatizimi i shperndarjes se energjise ne vendin tone, vleresohet me i veshtire nder sektoret strategjike. Deri tani, kane shfaqur interes per kete privatizim disa kompani austriake, ceke, kompania italiane "Enel", bene te ditur burimet zyrtare te METE-s.
Divizioni i Shperndarjes drejton impiantet e shperndarjes te energjise elektrike deri ne 110 kV (perjashtuar linjat me 110 kV ) ne territorin shqiptar. Merret me mirembajtjen e impianteve dhe drejton marredheniet me klientet ne drejtimin e pageses se energjise se konsumuar te ndermarrjes.
Ne vitin 2001 u aprovua statuti i ri i KESH sh.a sipas te cilit kerkohej te beheshin ndryshime organizative sipas direktivave te Bashkimit Evropian, si kusht kryesor per integrimin e Shqiperise ne Evrope. Nje nder kushtet eshte pergatitja per privatizim e sektorit elektroenergjetik, duke bere fillimisht ndarjen mbi baza funksionale; Prodhim, Transmetim, Shperndarje. Kjo reforme do te pasohej nga krijimi i tete zonave te shperndarjes, kater kompanive te gjenerimit dhe krijimi i OST (Operatorit te Sistemit te Transmetimit. Aktivitetet e mevonshme kane rezultuar ne krijimin e kompanise ligjerisht te ndare OST. Ajo eshte nje shoqeri anonime e krijuar si rezultat i ndarjes se aktivitetit te transmetimit nga KESH. Aktualisht OST eshte pjese e KESH holding, dhe jane percaktuar plane per funksionimin e saj krejtesisht te pavarur nga KESH. Ndersa privatizimi i shperndarjes eshte planifikuar kete vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›