E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia 1 Euro", ne shqyrtim 5 projekte

Pas dhenies te TEC-it te Fierit me koncesion, ne kuader te nismes "Shqiperia 1 Euro", tashme ajo ka nisur te konkretizohet hap pas hapi, bene te ditur burime zyrtare te ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Sipas tyre, deri tani jane paraqitur 5 projekt-propozime nga kompani te huaja, te cilat jane interesuar per te zhvilluar bizneset e tyre ne Shqiperi. Burimet e METE-s bejne te ditur se ne shqyrtimin e kerkesave private ne kuader te nismes "Shqiperia 1 Euro", po merren ne konsiderate disa tregues. Nder me kryesoret nder to, eshte ligji "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve", me qellim, qe kjo kategori te mos cenohet ne te drejten e tyre.
Nga ana tjeter, ne shqyrtimin e projekt-propozimeve, po vleresohen me shume disa tregues themelore, te cilet lidhen me kapacitetet investuese, numrin e punesimit, shfrytezimin e aseteve natyrore permes kujdesit te mbrojtjes se tyre, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›