E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti ne makine i merr jeten 57 vjecarit ne Gjirokaster

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Jergucat të Gjirokastrës, ku një 57 vjeçar i cili po udhëtonte me mjetin e tij është përplasur me murin rrethues të një banese duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga policia mësohet se Vasil Pero kishte humbur kontrollin mbi mjetin, i cili dyshohet se ka pësuar defekt, duke bërë që të përplaset fatalisht me murin rrethues të një banese në fshat.

Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, policisë, zjarrfikësve dhe mjekëve, makina ishte shtypur në pjesën e shoferit çka ka bërë që 57 vjeçari të ndërrojë jetë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›