E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama kërcënon me mbylljen e dyerve të universiteteve për 2/3 e të rinjve shqiptarë

05-06-2013 / Gazeta 55

Divjaka dhe Rrogozhina japin bekimin e fitores së 23 qershorit

Lulzim Basha: Më 23 qershor Rama do lidhë kokën me peshqir
 
“23 qershori është zgjedhja juaj, ju do zgjidhni midis alternativës që ju anëtarësoi në NATO, me të cilën lëvizni të lirë, e merituat statusin dhe alternativës tjetër që bëri gjithçka që ju të mos merrni vizat, që protestoi pas anëtarësimit në NATO”

Partia Demokratike zhvilloi dje në mbrëmje një takim elektoral me banorët e Rrogozhinës. Teksa i falënderoi për mbështetjen e tyre, kryeministri Sali Berisha premtoi më shumë investime në 4 vitet që vijnë për Rrogozhinën dhe të gjithë Shqipërinë. “Unë jam sot tek ju për t’ju garantuar se me deputetët e Rrogozhinës dhe kryetarin e Bashkisë do bëjmë çdo gjë që të shndërrojmë në realitet çdo program për Rrogozhinën e zhvilluar. Në një hark të shkurtër kohor do marrim statusin dhe do hapim negociatat,. Kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 10 mijë km rrugë, sot në të 4 anët e vendit kemi një gjeografi krejt tjetër. Dyfishuam rrogat dhe pensionet, u shndërrua Shqipëria në një nga 10 destinacionet kryesore turistike”, tha ai më tej. Ai i ftoi këta banorë të bëjnë zgjedhjen e tyre më 23 qershor, mes dy alternativash të ndryshme. Berisha tha se, PD është kundër heqjes së TVSH, por “pro” rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve. “23 qershori është zgjedhja juaj, ju do zgjidhni midis alternativës që ju anëtarësoi në NATO, me të cilën lëvizni të lirë, e merituat statusin dhe alternativës tjetër që bëri gjithçka që ju të mos merrni vizat, që protestoi pas anëtarësimit në NATO. Ju do zgjidhni midis alternativës së shkollimit të fëmijëve tuaj apo mbylljes së dyerve të universiteteve pasi ai synon që 2/3 e të rinjve të mos hyjnë dot në universitete. Ju do zgjidhni midis alternativës së rritjes së rrogave dhe pensioneve apo asaj të rritjes së taksave. Shoku i autobuzit ka shpallur sihariqin se do heqë taksat për 5 ushqimet bazë, heqja e taksave për 5 ushqimet bazë është shkatërrimi përfundimtar i mundit dhe djersës që keni derdhur për ngritjen e fermave tuaja. TVSH mbron prodhimet tuaja, në rast se hiqet prodhuesit e mëdhenj të botës do mund ta sjellin grurin 20% më lirë, do konkurrojnë dhe rrënojnë prodhimet tuaja. Ne jemi kundër heqjes së TVSH-së për prodhimet bujqësore, por për rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve”, tha Berisha, ndërsa akuzoi Ramën se po luan me mundin dhe djersën e 45% të shqiptarëve, që janë fermerët. Sipas Berishës Rama mashtron kur thotë se do heqë taksën e biznesit të vogël, ndërkohë që e rrethojnë vetëm miliarderë që kërkojnë të pasurohen në mënyrë të paligjshme. “Biznesmenë dhe biznesmene, Edi Rama po mashtron do heqë taksën e biznesit të vogël, tani thotë do i ul taksat për 95% të shqiptarëve. Hidhni sytë përreth grupit të tij, miliarderë që nuk njohin asgjë tjetër veçse rrugën e pasurimit me çdo kusht, pasurimit të paligjshëm. Edi Rama mashtron dhe do t’ju servirë juve taksën progresive si të ndershme, por e ndershme është vetëm taksa e të dhjetave”, tha ai. Duke sulmuar Ramën, Berisha shtoi se, “Shoku i autobusit ka probleme të mëdha me autobusin sepse nga xhamat e zi të tij, NATO-ja i duket natë, BE thotë nuk është as bukë as ujë, mësuesit i duken injorantë dhe më të padijshëm se 100 vite më parë, nxënësit dele që hyjnë në klasa, policët i shan. Trikoja ime i duket parzmore, zoti e ndihmoftë të dalë nga kjo gjendje, duket se është në vuajtje të madhe”, shtoi ai.

Lulzim Basha: Më 23 qershor Rama do lidhë kokën me peshqir
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha pjesë e fushatës së PD-së, u shpreh i bindur për fitoren e së djathtës dhe falënderoi banorët e Rrogozhinës, për bekimin që po i jep kësaj fitoreje, siç tha ai. “Falenderoj Rrogozhinën për bekimin që po i jep fitores së 23 qershorit. PD është e fokusuar tek përmirësimi i jetës së qytetarëve, ne kemi program që sjell zhvillim, vende punë, që vë qytetarin të parin. Qarku i Tiranës, Tirana dhe Rrogozhina i kanë të gjitha potencialet për të fituar një hov të ri zhvillimi. Politikat e qeverisë Berisha për mbështetjen e fermerëve kanë përmirësuar dukshëm jetën e tyre”, tha Basha. Sipas tij, Edi Rama do pësojë disfatën e radhës në 23 qershor. “Sot tha që fajin për humbjen e tij më 23 qershor do ta kenë emigrantët sepse e di që ata do vërshojnë në Shqipëri për të votuar. Fajin sipas tij e kanë mësuesit, infermierët, policët, vetëm ai s’ka faj, ta lëmë në këtë iluzion të gjorin ish-kryebashkiak. Më 24 qershor do lidhësh kokën me peshqir dhe do thuash fajin e ka Rrogozhina, Kavaja, Tirana dhe Shqipëria", vijoi Basha.

Majlinda Bregu: Rama, i çoroditur dhe antishqiptar
Kandidatja për deputete e PD-së Majlinda Bregu akuzoi nga Rrogozhina alternativën e majtë, ndërsa për Ramën dha se është i çoroditur dhe antishqiptar, pasi vetëm e ka bllokuar zhvillimin e vendit. “Kjo është alternativa e partisë që ka rritur rrogat dhe pensionet, ka ulur taksat për biznesin e vogël, ka realizuar lëvizjen e lirë. Përballë qëndron alternativa e bllokimit, e Edi Ramës, ai është kundër zhvillimit, rrugëve, shëndetësisë e arsimit. Çdo ditë e më shumë po bëhet për gjynah, po kërkon çdo ditë një vrimë se ku të fshihet nga humbja e 23 qershorit”, tha ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›