E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama sjell denoncimin e një vajze: 5 mijë euro dhe 100 vota PD-së, për një vend pune (VIDEO)

rama

Partia Socialiste prej ditësh është duke denoncuar me raste konkrete presionet e PD-së gjatë kësaj fushate. Rastin më të fundit e ka denoncuar vetë kryesocialisti Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Fushë Labinotit. Bëhet fjalë për një vajzë, së cilës i kanë kërkuar 5 mijë euro dhe plot 100 vota për PD-në, që ta fusnin në punë si mësuese.

Matilda Qosja, vajzë në Labinot Fushë: Më kërkojnë 5000 euro dhe 100 vota PD që të bëhem mësuese! PS, Rilindje për arsimin përmes meritës.

Partia Socialiste angazhohet për ti siguruar arsim cilësor çdo fëmije. Programi i PS parashikon: Mundësitë ligjore për ndryshimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave, nga ana e prindërve dhe komunitetit, kur ata nuk i shërbejnë interesit më të mirë të nxënësve. Përmirësim i të ardhurave reale të mësuesve dhe kritere shpërblimi e emërimi bazuar në meritokraci. Mësues të aftë dhe me status, tekste dinjitoze, mjedise normale për çdo nxënës, pavarësisht origjinës dhe burimeve ekonomike familjare. Asnjë mësues nuk do të detyrohet të marrë pjesë në aktivitete politike dhe asnjë mësues nuk do të pengohet të marrë pjesë në aktivitetin politik të opozitës, ka thënë Rama.

Rama ka premtuar sërish legalizimin dhe zgjidhjen e ccështjes së pronës.

Të falënderoj, sepse pyetja është e lidhur drejtpërdrejt me themelin e punës që ne duam të fillojmë në fshat. Ne besojmë, shumë, që nuk ka të ardhme të sigurt për Shqipërinë, në kuptimin ekonomik dhe social, nëse rast se ne nuk kthehemi me gjithë forcën e vëmendjes nga fshati dhe nëse nuk Rilindim Fshatin, në radhë të parë. Por, sigurisht, që kjo Rilindje e Fshatit nuk është abstrakte. Është një plan konkret, që fillon me dhënien e certifikatës së tokës për çdo familje fermere që jeton me tokën, që rropatet për tokën prej 20 vitesh, që punon 16 orë për të nxjerrë prodhimin nga toka dhe akoma sot e gjithë ditën nuk e di e ka tokën të vetëm apo është në tokë të huaj. Sepse, në shumë raste, fatkeqësisht, familjet fermere janë grabitur në tokën e tyre nga akte të kthimit apo të kompensimit të pronës tërësisht korruptive. Ne miqtë e mi, jemi shumë të vendosur të çojmë drejt zgjidhjes problemin e pronës, tha Rama.

Ne jemi shumë të qartë që dy gjëra do ndryshojmë. Do ndryshojmë dy gjëra që janë themelore.

E para, ne nuk do shtrojmë më rrugë që mbeten rrugëve, siç kanë mbetur rrugët e këtyre. Fillo hap nga të katër anët dhe i lënë rrugët rrugëve. I detyrojnë kompanitë të paguajnë dhe i zhysin nëpër borxhe të tmerrshme. U kanë borxhe me dhjetëra milionë euro kompanive për ato rrugë që i kanë lënë rrugëve. Skanë mbaruar dot një rrugë dhe nga ana tjetër pa asnjë cilësi.

E dyta, nuk planifikojnë ndërtimin e rrugëve të lidhur me prodhimin. Rrugët sidomos për fshatin janë rrugë të prodhimit. Të nxisin ndërtimin e rrjetit të kalimit të prodhimit. Rrugët janë një nga arsyet pse prodhimi nuk qarkullon. Dhe më pas edhe rrjetin e grumbullimit dhe shpërndarjes së prodhimit. Që të mos vijmë në situata kur mirë mezi prodhohet, mirë mezi nxirret ai prodhim, po kur kalbet? Po kur rrinë prodhuesit e shkretë dhe arrijnë ta japin me çmime të lira, të paimagjinueshme? Sepse nuk ka asnjë organizimin dhe asnjë strukturë, asnjë mekanizëm, për ti qëndruar në krah të fshatit, vijoi Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›