Akuzat e opozites per zjarret, Olli: Ja e verteta Klodiana Kotorri
Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave te opozites per situaten e zjarreve duke bere apel qe te bejne thirrje per ndeshkime te ashpra ndaj atyre qe shkaterrojne pasurite kombetare dhe te individit. Pasditen e djeshme, zedhenesi i ministrise se Brendshme, Leonard Olli, deklaroi se prej me shume se dy muajsh Shqiperia po perballet çdo dite me vatrat e zjarrit, te cilat ne shumicen derrmuese jane veper e individeve te papergjegjshem. Gjate kesaj periudhe, te gjitha strukturat e shtetit, duke filluar nga Kryeministri, ministria e Brendshme e strukturat e saj, ministria e Mjedisit, ministria e Mbrojtjes kane qene dhe vazhdojne te jene ne gatishmeri maksimale per te shpetuar pasurine kombetare, pasurite e çdo qytetari dhe, mbi te gjitha, per te mos lejuar qe asnje jete njerezore te vihet ne rrezik. Me mijera efektive te sherbimit Zjarrfikes, sherbimit Pyjor dhe Forcave te Armatosura kane vijuar dhe vijojne perpjekjet per te vene nen kontroll, izoluar dhe fikur zjarret. Masat e marra paraprakisht dhe mobilizimi i çdo strukture te shtetit shqiptar, ka shmangur situatat dramatike duke mos lejuar demtimin e prones apo rrezikimin e jetes se banoreve ne te gjitha ato zona ku jane krijuar vatra zjarri. Si rezultat i veprimeve efikase te Policise se Rendit eshte mundesuar kapja e 67 autoreve te dyshuar per zjarrvenie te qellimshme. “E ndersa te gjithe prisnin qe opozita dhe kreu i opozites te denonin me force zjarrveniet e qellimshme, me keqardhje te gjithe konstatuan serish nje gjuhe fyese e shperfillese ndaj gjithe atyre qe prej javesh te tera perballen me zjarret, qe prej muajsh jane privuar nga familjet e tyre, por qendrojne ne vije te pare per fikjen e zjarreve. Ministria e Brendshme i ben apel kreut te opozites, qe ne sinkron me ndjeshmerine dhe kerkesen e mbare opinionit publik, ne vend te ferkimit te duarve ne situata te tilla me shpresen se fiton kapital politik, te beje apel per ndeshkime me te ashpra ndaj gjithe atyre qe shkaterrojne pasurite kombetare dhe te individit”, - deklaroi Olli, duke shtuar se nuk eshte koha per t’u fryre zjarreve te perfitimit politik, por eshte koha per te shprehur solidaritet me çdo banor te ketyre zonave dhe vleresim per te gjithe ata punonjes te shtetit, te cilet sakrifikojne gjithçka, vene jeten ne rrezik per te shpetuar pyjet, ullishtat, shtepite dhe jeten e çdo qytetari te ketij vendi. Nderkohe qe gjate dites se djeshme, ne zonen verilindore forcat e PMNZSH-se, atyre te Armatosura dhe Sherbimit Pyjor, kane vijuar operacionet per venien nen kontroll, izolimin dhe fikjen e zjarreve. Pasditen e djeshme, avioni i tipit cander, i derguar serish nga republika turke, filloi operacionet nga ajri mbi Parkun Kombetar te Bozdovecit, ne Korçe, ndersa helikopteri i tipit Cugar, i derguar nga republika sllovene, do te filloje ne mengjes heret operacionet ne Malin e Dajtit. Operacionet nga ajri do te perqendrohen ne zonen verilindore, ne Puke, Lure dhe Terthore.
Zjarret, mbeten aktive 22 vatra zjarri ne te gjitha qarqet e vendit
Emergjencat civile bene te ditur mbreme se vijojne te mbeten aktive 22 vatra zjarri ne te gjithe territorin e vendit. Ne qarkun e Beratit ka nje vater zjarri ne rrethin e Skraparit. Ne qarkun e Dibres ka 5 vatra zjarri aktive, ndersa ne qarkun e Korçes ka aktive nje vater zjarri aktive, ate ne Parkun Kombetar te Bozdovecit, i cili edhe gjate dites se djeshme ka qene shume aktiv. Kane punuar 140 efektive te FA-ve, forca nga Sherbimi Pyjor dhe ai zjarrfikes. Ne Kukes ka dy vatra zjarri, ne Tirane ka nje vater zjarri ne Shkoder ka aktive 8 vatra zjarri, ndersa ne rrethin e Malesise se Madhe vazhdojne te jete aktive 3 vatra zjarri. Ne Puke ka 3 vatra zjarri, ne Lezhe 3 vatra zjarri dhe ne Vlore ka nje vater.
PS fajeson qeverine per zjarret, krimin dhe aksidentet
Qe ne fillim te deklarates se tij diten e djeshme, kreu socialist, Edi Rama, akuzoi ashper qeverine per flaket e shumta ne vend, kriminalitetin etj. Rama tha se Shqiperia po digjet ne flake e nderkohe Kryeministri vazhdon krehjen e tij para kamerave. Sipas liderit te opozites, kriminaliteti i rritur ne menyre alarmante, ku vetem ne 90 dite kane humbur jeten 158 shqiptare eshte nje deshmi e faktit se shteti nuk ekziston. “Zgjerimi i perditshem i influences se krimit mbi shoqerine shqiptare, eshte deshmia me dritheruese e faktit se shteti e ka braktisur detyren. Ne çdo fushe te jetes publike qe te hedhesh syte nxjerr te njejtin konkluzion: Nuk ka shtet! Shteti nuk funksionon! Funksionon vetem propaganda e qeverise dhe krehja e perditshme e Kryeministrit dhe pushtetareve te tjere para kamerave”, - u shpreh Rama.