E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane alarm i rreme per bombe

Një valixhe e harruar nga një 25-vjeçare, e cila kthehej nga pushimet ka alarmuar Policinë e Tiranës për dyshimet për një valixhe bombë. 
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:15 të pasdites në rrugën “Dervish Hima”, e cila lidh Rrugën e Elbasanit me stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. 
Policia bllokoi lëvizjet e rrugën ku ndodhej valixhja dhe e siguroi atë, ndërsa rezidencat dhe përfaqësitë diplomatike që ndodhen pranë vendit të ngjarjes shtuan masat e sigurisë. 
Situata ka zgjatur 45 minuta deri në momentin kur ekspertët xhenierë kryhen hapjen me shpërthime të valixhes, brenda së cilës kishte vetëm rroba. Sipas policisë, në valixhe nuk është gjetur asnjë lëndë shpërthyese apo helmuese që mund të përbënte rrezik. 
Vetëm pak minuta pas hapjes së kontrolluar të valixhes nga xhenierët, në vendin e ngjarje ka mbërritur një vajzë rreth të 25-ve, e cila deklaronte se ishte valixhja e saj. 
Sipas shpjegimeve për policinë, vajza deklaronte se e kishte harruar atë, teksa kishte shkarkuar plaçkat nga makina e të vëllait e kthyer nga pushimet. Burimet policore thanë se 25-vjeçarja banonte pranë vendit ku ishte harruar valixhja. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›