Zjarr në katin e tretë të Presidencës, nuk ka të lënduar
Tiranë- Kati i tretë i Presidencës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.
Sipas burimeve zjarrfikëse zjarri ka rënë rreth orës 21:40, ndërsa mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në kutinë shpërndarëse të energjisë, por pas ndërhyrjes së zjarfikësve situata është vënë nën kontrrol.
Presidenti Nishani nuk ka qenë në zyrë pasi po vijon vizitën e tij në Kosovë, ndërsa në godinë ka patur shumë pak njerës.
Pas ngjarjes para Presidencës ka qëndruar një makinë zjarrfikëse në gadishmëri, ndërsa godina e kreut të Shtetit vijon të jetë pa energji elektrike.
/IDEA/