Rikthehet Milani me anë të Pazzini-t, mund 3:1 Bolonjën
Përforcimet e fundim mesa duket e kanë rikthyer Milanin, pasi ka arritur të mundë 3:1 në transfertë Bolonjën.
Kuq e zinjtë e harruan shpejt humbjen me Samdorian, ndërsa heroi i takimit ka qenë ish- interisti Pazzini.
Shkëmbimi me Cassanon duket se ka qenë i sukseshëm, pasi fillimisht ai fitoi një penallti duke e shdërruar në gol në minutën e 16- të. Në minutën e 77 përfiton nga portieri vendas dhe çn shifrat në 2:1, pasi Bolonja shënoi në të 42- ën me anë të Diamantit.
Gjithçka u mbull në minutën e 85- të, pasi një devijim sërish i Pazzinit riktheu buzëqeshjen tek milanezët.
Në ndeshjet e tjera Torinoi fitoi me Peskarën 3:0, ndërsa sot do të jetë super ndeshja Roma- Inter, ndërsa Juventusi do të përballet me Udinezen.
/IDEA/