E Diel, 1 Nëntor 2026

Rames i ben pershtypje qe taksia ne fshat eshte gomari



Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar dje se “sigurimi i ujitjes, ulja e kostove te prodhimit dhe mundesimi i daljes ne treg te produkteve bujqesore, jane tre hapat qe do te ndermarre PS per frenimin e rrenimit te fshatit dhe rimekembjen e ekonomise bujqesore”. Ne takimet e zhvilluara me fermere dhe blegtore per prezantimin e Programit per nje Rilindje per Fshatin, ne Rubjek te Maminasit, te rrethit te Durresit, Rama ka theksuar se programi i PS-se synon ndryshimin e situates per zonat rurale. Duke folur per furnizimin me uje, Rama ka shkuar dhe ne nje prej cezmave ne Maminas. Kreu i PS-se ka deklaruar se ne kete zone “gomarit i thone taksia e ujit”, pasi sherben per te transportuar bidonet me uje. Kreu i PS-se ka publikuar ne adresen e tij ne rrjetin social Teitter dhe nje foto me gomarin qe fshataret perdorin per transportin e ujit.

Ne fjalen e tij, Rama ka theksuar se rishikimi i politikave per fshatin eshte nje nga elementet kryesor ne programin e PS-se. Duke theksuar premtimet e dhena gjate takimeve me fermeret dhe blegtoret, Rama eshte shprehur se objektiva jane parashikuar ne Programin qeverises te Partise Socialiste dhe synohet rimekembja e gjithe zonave rurale. Ai ka theksuar se nje premtim i rendesishem eshte dhe “pesefishimi i investimeve per fshatin, ne menyre qe edhe tryeza e qytetit te jete me cmime me te perballueshme”. Rama ka shtuar se eshte e papranueshme qe ne zona bujqesore fermeret te mos kene mundesi te ujisin produktet e tyre. Kreu i PS tha se ne zona si Maminasi nuk ka prej vitesh uje dhe duhet qe te nderhyhet per banoret e zones, duke u garantuar uje te pijshem, por edhe uje per vaditjen e produkteve te tyre. Kryesocialisti ka deklaruar gjate bisedave me banoret, se qeveria e ka braktisur fshatin dhe se Partia Socialiste do t’i ktheje vemendjen e munguar. “Ne jemi te bindur per dy gjera. E para, ata qe sot jane ne qeveri e kane braktisur perfundimisht fshatin dhe familjen ne fshat ne meshire te Zotit. Nderkohe qe ne duam t’i kthejme syte nga fshati dhe te bejme shtetin partner te familjes ne fshat duke garantuar tre gjera”, tha kreu i PS-se. Ai i ka grupuar ceshtjet e fshatit ne tre problematika, qe sipas tij do te gjejne zgjidhje shume shpejt. “E para, te pesefishojme investimet dhe fokusin ta veme ne fillim tek ujitja per te riperterire cfare ka mbetur nga sistemi i ujitjes sepse nje pjese eshte shkaterruar pa kthim. E dyta, te ulim kostot e prodhimit, qofte per naften qofte per inputet. E treta, te mbeshtesim familjet ne fshat per tregun”, tha Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se ndihma per fshatin do te sjelle dhe ulje te cmimeve ne qytet. “Nuk mund te kemi mbaresi dhe s’mund te kemi asnje lloj lehtesimi te familjes edhe ne qytet nese nuk lehtesojme familjen ne fshat. Sepse ato cmimet katastrofike te gjithe produkteve, qe duhet t’i nxirrte fshati dhe duhet te fitonte fshati dhe te ushqehej me lehtesi qyteti, jane te paperballueshme edhe ne mes te Tiranes e jo me pastaj ne periferi dhe ne qytete me te varfra. Ujitja, ulja e kostove te prodhimit dhe dalja ne treg jane tre qellimet tona”, tha kreu i PS-se ne takimin me banoret e Maminasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›