E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet 19-vjeçarja në Durrës, hidhet nga kati i katërt i një pallati

Durrës- Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Durrësit.

Gentiana Sura, 19 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati, duke i shkaktuar vdekjen e saj rrugës për në spitalin e Durrësit.

Motivet që e ka shtyrë 19-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit mbeten ende të paqarta.

Ajo ka pasi ka hipur në katin e katërt të një pallati pranë banesës së saj përdhese, është hedhur nga sheshpushimi.

Familjarët thonë se nuk kanë pasur asnjë debat me vajzën e tyre Gentianën. Ndërkohë policia po heton ngjarjen dhe nga të dhënat paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasjeje.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›