INTERVISTA/ Meta: Sulmi ndaj meje, i mirëorganizuar nga faktorë të brendshëm e të jashtëm për të destabilizuar vendin
Ilir Meta nuk thotë thuajse asgjë. Sa herë ta marrësh në intervistë, përsërit të njëjtat gjëra. Disa thonë se kjo vjen sepse ai nuk është i lirë të thotë gjëra, të sulmojë apo të mbajë qëndrime parimore. Të tjera ankohen se intervistat e tij janë të bezdisshme pasi nuk duan as ta shohin si politikan në TV. Në një intervistë me analistin Janush Bugajski në Albanian Screen, Meta ka përsëritur të njëjtat gjëra. Meta tha se video e korrupsionit të tij ishte një sulm i përgatitur nga faktorë të brendshëm e të jashtëm për destabilizimin e Shqipërisë.
Po kaloj te zgjedhjet e fundit për president në Shqipëri. Në fakt, doja të flisja më shumë për procesin e zgjedhjes, sesa për individin e zgjedhur. Mesa kuptoj, ju keni luajtur një rol të rëndësishëm në gjetjen e kandidatit konsensual të pranueshëm nga të gjitha partitë, nga shumica e partive në Parlament, nga publiku i gjerë. Si mendoni, cila ishte arsyeja për mosarritjen e këtij konsensusi? Pse kandidati u zgjodh me një rezultat më të ngushtë sesa ai i përgjithshmi në Parlament?
Unë besoj se ne kemi lënë pas një proces i cili edhe pse nuk kërkohej domosdoshmërisht nga Kushtetuta, për shkak të ndryshimeve kushtetuese të cilat u bënë katër vite më parë, dhe që forca politike që unë përfaqësoj i ka kundërshtuar në mënyrë shumë të qartë, përsëri u zhvillua një proces i cili për fat të keq nisi vonë, por i cili sidoqoftë ishte një proces i vërtetë, ishte një proces gjithëpërfshirës, ishte një proces ku u përfshin të gjithë aktorët, ishte një proces ku u diskutua dhe ku u evidentuan kandidatura të mundshme të cilat mund të fitonin konsensusin e përgjithshëm, pra të dy palëve. Por natyrisht theksoj që fakti që ky proces nisi me vonesë dhe vetë afatet kushtetuese por dhe mosçlirimi ende nga disa paragjykime të cilat janë shumë të karakterit psikologjik dhe mosbesues se sa thelbësore solli disa zhvillime të paparashikuara, apo të papritura, sikurse ishte tërheqja e disa kandidatëve dhe natyrisht dhe emergjenca e respektimit të afateve kushtetuese për shkak dhe të evitimit të zgjedhjeve të parakohshme, sepse nëse kishte diçka për të cilën Shqipëria nuk kishte nevojë mendoj se ishin zgjedhjet e parakohshme, aq më tepër kur ende ne nuk kemi përfunduar dhe reformën zgjedhore dhe kur dihet se në të kaluarën ka patur kontestime ndaj proceseve zgjedhore
Përsa i përket Kushtetutës, përsa i përket zgjedhjeve jo të drejtpërdrejta, thatë se presidenti ka kompetenca të rëndësishme, me fjalë të tjera, emërimi i drejtorit të Shërbimit Informativ, i Prokurores së Përgjithshme, si mendoni, duhet të ketë më shumë autoritet, më shumë kompetenca kushtetuese presidenti i ri, edhe me këtë sistem jo të drejtpërdrejtë zgjedhjeje?
Unë mendoj se Presidenti ka kompetenca dhe ka mundësi për të luajtur rolin e tij në forcimin e institucioneve të pavarura, dhe në mendimin tim besoj se para ndryshimeve të rëndësishme zgjedhja e Presidentit drejt për drejtë nga qytetarët do të ishte një element tjetër pozitiv në mënyrë që qytetarët të mos krijojnë idenë se Presidenti po zgjidhet pas kuintave dhe po zgjidhet dikush që u intereson dy tre apo katër politikanëve të caktuar. Ne kemi rastin e Maqedonisë, kemi dhe raste të tjera ku pak a shumë kompetencat janë të njëjta dhe Presidenti zgjidhet nga qytetarët.
E di që është e parakohshme dhe sdua të këmbëngul shumë, por detyra ime është të shikoj të ardhmen e politikës në Shqipëri. Një problem i madh për Shqipërinë, që është theksuar edhe nga Bashkimi Europian, edhe nga Komisioni Europian, madje edhe nga disa qeveri të huaja është çështja e korrupsionit të zyrtarëve. Si mendoni ju, korrupsioni është në rritje në Shqipëri apo autoritetet po arrijnë ta zgjidhin siç duhet çështjen? Si mendoni, çvend zë Shqipëria në indeksin e korrupsionit?
Unë mendoj se lidhur me çështjen e luftës kundër korrupsionit, Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm përgjatë gjithë këtyre viteve, po absolutisht që mbetet një problem serioz dhe pa dyshim që dhe në rritjen e perceptimit të korrupsionit në sytë e opinionit publik, përveçse rasteve konkrete kur shtetarët janë të detyruar që të paguajnë për shërbime të caktuara, absolutisht që një kontribut të madh ka vetë politika shqiptare, e cila për arsye politike e ka kthyer luftën kundër korrupsionit jo në një angazhim të vërtetë real dhe të domosdoshëm për ta luftuar si një e keqe e madhe për Shqipërinë, për ekonominë, për institucionet, për qytetarin duke i rritur koston e jetesës së tij, por si një përpjekje për të dëmtuar kundërshtarin politik, me akuza të qëna, po dhe shpesh të paqena. Ndaj dhe mendoj se përqasja më e mirë në luftën ndaj institucionit është ajo institucionale, ajo ligjore, ajo e cila fillon me heqjen e imunitetit për politikanët dhe zyrtarët e lartë, sepse kjo është e vetmja rrugë për të rritur besueshmërinë e të gjithë politikanëve në raport me qytetarët, por dhe për ti dhënë mundësi drejtësisë që të hetojë dhe të gjykojë pa pengesa.
Kam vënë re, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet post-komuniste ku shteti i së drejtës nuk shpaloset plotësisht, ku ka shumë ndërhyje politike në proceset gjyqësore, qytetarët presin që politikanët e tyre të jenë të korruptuar, që do të thotë se edhe ata që sjanë të korruptuar, shihen si të tillë. Vetë ju keni qenë i përfshirë kohët e fundit në gjyq për akuza korrupsioni dhe dolët i pafajshëm. Mendoni se sistemi gjyqësor në këtë vend, në Shqipëri, është i pavarur mjaftueshëm sa të mos ndikohet politikisht?
Natyrisht që gjyqësori, këtu kam në konsideratë prokurorinë dhe gjykatat, janë pjesë e këtij sistemi institucional dhe janë pjesë e kësaj shoqërie. Në këtë drejtim, pa asnjë diskutim që ekzistojnë presionet, nga më të ndryshmet, po absolutisht që në Shqipëri është adoptuar një legjislacion i cili absolutisht që shpesh herë i ka dhënë gjyqësorit një pavarësi jo vetëm të merituar nga politika, po ndonjëherë dhe pavarësi nga ligji që nuk duhet të ndodhi. Unë mund ti kthehesha rastit tim. I bindur se kishim të bënim me një sulm politik dhe me një shantazh dhe për hir të ndjeshmërisë që kishte dhe që ka opinioni publik për akuzat që bëhen ndaj politikanëve unë jo vetëm që kam dhënë dorëheqjen, po kam kërkuar që të më hiqet imuniteti dhe të përshpejtohen procedurat, po dhe njëkohësisht kam kërkuar bashkëpunim me prokurorinë në mënyrë që ajo të zbatojë ligjin, të bëjë hetimet por dhe të respektojë të drejtat e mia si qytetar, jo si politikan. Por në gati 9 letrat e mia dhe të avokatëve të mi i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme prokurores së përgjithshme që të respektojë ligjin, të respektojë kodin e procedurës penale vetëm për një arsye që ky proces të ishte transparent dhe ky proces të zhvillohej sa më shpejt.
Në fund fare jo vetëm që pas gjithë këtyre letrav