Dezerton piloti sirian i avionit ushtarak
Share
Një aeroplan ushtarak sirian është ulur në një bazë ushtarake në veri të Jordanisë dhe piloti ka marrë azil politik, raporton BBC.
Ministri i Informacionit në Jordani tha se pilot i avionit MiG 21, një kolonel, është ulur në një bazë ajrore tyren.
Siria e ka cilësuar pilotin një tradhtar dhe ka kërkuar që qeveria e Jordanisë të kthejë avionin e saj.
Një zyrtar jordanez tha se piloti kishte kërkuar azil politik për shkaqe humanitare, pasi nëse do kthehej në atdhe, do të torturohej ose vritej.
Një zëdhënës për Ushtrinë e Çlirimit të Sirisë tha se rebelët kanë inkurajuar pilotin për të dezertuar.
Një analist i BBC thotë se ky është një turp i madh për regjimin sirian pasi tregon se disidenca ka penetruar në shtyllat kryesore të regjimit.