Berisha: Endrra për pushtet nxitRamën të mbajë peng statusin Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka akuzuar kryetarin e opozites, Edi Rama, se po ndjek rrugen e gabuar te ardhjes ne pushtet duke bllokuar procesin e integrimit te vendit ne BE. Gjate fjales se tij, ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, kryeministri ka deklaruar se pavaresisht fteses se vazhdueshme te mazhorances per te bashkepunuar me opoziten ne realizimin e reformave kryesore ne vend, kryetari i PS-se, Rama, ka vijuar te vere ne zbatim platformen e tij te trillimit, sajimit dhe bllokimit. Kryeministri ka bere te ditur pergjigjen e pyetjes se bere ne Bruksel nga BE per bllokimin e reformave ne vend nga ana e opozites. "Pyetjes se perseritur cfare do te ndodhe tani me bllokimin, une iu pergjigja me rezerve, se kjo eshte politike qe synon bllokimin dhe deshtimin, se Rama sheh si rruge te vetme ardhjen ne pushtet deshtimet dhe bllokimet, te cilat i keqkalkulon dhe i bazon ne nje arsyetim te hedhur poshte ne zgjedhjet e 2011 nga qytetaret, por Rama vijon te besoje se nje zinxhir deshtimesh do te mund te penalizonin qeverine dhe jo opoziten", - eshte shprehur Berisha. Kryeministri ka akuzuar kryetarin e opozites, Rama, se ky i fundit ne diten kur Brukseli diskutonte per zhvillimet ne Ballkanin Perendimor, ai urdheroi grupin e tij parlamentar qe te mos votonte Kodin Penal, me qellim qe te krijohej ideja se ne Tirane situata politike eshte e bllokuar dhe te mos thuhej asnje fjale e mire per Shqiperine. "U detyrova t'ju them interlekutoreve te mi, qe mos u cudisni kur neser ajo pakete te votohet, sepse qellimi ishte kjo dite. Kjo dite, qe behen vleresime per Ballkanin Perendimor. Kete dite situata ne Tirane duhet te ishte e bllokuar, ne menyre qe te mos mund te thuhej nje fjale e mire", - deklaroi Berisha. Pavaresisht te gjitha qendrimeve te deri tanishme, kryeministri i ka bere thirrje kryetarit Rama dhe opozites qe te heqe dore nga koncepti i bllokimit. "Une shfrytezoj rastin t'i bej thirrje opozites, te heqe dore nga koncepti se, bllokomi i intereson opozites, absolutisht vetem e demton thelle dhe e largon progresivisht nga cdo shans. BE e ka bere te qarte 1 mije here se procesi eshte gjitheperfshires, nje proces i mbeshtetur nga te gjitha forcat politike kryesore", - tha kryeministri. Nga ana e tij, shefi i mazhorances i ka kujtuar PS-se se PD e ka vleresuar gjithmone rolin e opozites si nje bashkepunues kryesor ne realizmin e procesit te integrimit ne BE, ndaj dhe i besoi komisionin e integrimit. Berisha ka bere te ditur se bllokimi i vendit eshte pjese e programit te PS, por e kryetarit dhe eterve te tij. "Rama, nuk perballon dot realitet tjeter, pervec se realitetin e bllokimin. Kjo nuk eshte ne programin e partise se tyre absolutisht, por kjo eshte ne programin e pashkruar te eterve te tyre. Nuk ka ndodhur me PS, ndodh tani! Sepse per keta qeveria, shumica eshte armike, ndaj se ciles duhet te besh gjithcka", - tha Berisha.
PD e gatshme te ndryshoje Kushtetuten per heqjen e imuniteteve
Mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje me opoziten per heqjen e imunitetit ne te gjitha pushtetet, qofte kjo edhe duke bere ndryshime ne Kushtetute. Kryeministri Berisha ka garantuar Keshillin e Europes se mazhoranca eshte e gatshme te votoje ne parlament variantin per heqjen e imuniteteve ne Shqiperi, megjithese kete ia ka propozuar edhe kryetarit Rama ne kohen kur beheshin ndryshimet kushtetuese, por qe Rama nuk pranoi ne menyre kategorike. "Heqja e imuniteteve ne te gjitha pushtetet ne Shqiperi eshte nje zotim me shkrim me firme i qeverisjes socialiste ne 2004. Perpjekjet, ne i kemi bere te vazhdueshme, uroj dhe ftoj PS, te bashkohet ne kete proces duke garantuar se ne rast se duan te ndryshojne te bejne nje nen ne Kushtetute, qe ne kete vend nuk ka imunitet per krimin e zakonshem dhe korrupsionin, qe neser ne e bejme ndryshimin, po te duan te ndryshojne ligjet me 3/5 te drejtesise dhe te parlamentit", - tha Berisha. Kreu i qeverise nuk ka dashur te beje asnje paragjykim, nese opozita do ta pranoje apo jo kete propozim, duke theksuar se mbetet per te pritur. Berisha tha se Keshilli i Europes e ka garantuar se do te angazhohet me gjithe ekspertizen e tij per te asistuar ne Shqiperi, ne permbushjen e ketij detyrimi qe rrjedh nga firmosja e vitit 2004 e marreveshjes se qeverise shqiptare me Keshillin e Europes.