E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama kendon ciu-ciu me ze korbi, une komunikoj direkt me qytetarin

Kryetari i opozites, Edi Rama, ka qene serish dje ne qender te sulmeve politike te kryeministri Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se qeveria po punon per te ulur tarifat e internetit ne te gjithe vendit, ndersa kryetari i PS-se, Edi Rama, ben ciu-ciu me ze korbi ne internet, kryeministri tha se teknologjia ka vendin e vet dhe duhet perdorur gjeresisht, por jo pa pasur qellime madhore. "Te besh perdite ciu-ciu me ze korbi vetem sa lendon. Ne politike cdo dite me ciu-ciu, nuk shkon, megjithate, cdo njeri ne kete vend eshte i lire e zgjedh menyren e tij te komunikimit. Une do te vazhdoj te komunikoj direkt me qytetaret", - eshte shprehur kryeministri, duke lene te kuptohet se eshte kryetari i PS-se Rama, ai qe ben politike ne "Twitter". Duke lene menjen politiken e ciu-ciut te Rames, Berisha eshte shprehur se se shpejti qytetareve shqiptare do te mund t'u ofrohet sherbimi i internetit me cmimin me te lire. Per arritjen e kesaj, Kryeministri tha se qeveria, duke respektuar interesat e qytetareve shqiptare, do te beje gjithcka, qe t'u mundesoje atyre ofrimin e internetit me cmimin me te ulet dhe falas edhe ne 1200 pika te reja, krahas 510 zyrave postare ne vend. Pasi shprehu kenaqesine qe, sipas te dhenave te fundit te ERTP-se, se per shkak te uljes se ndjeshme te cmimeve, telefonia mobile dhe komunikimi permes saj eshte rritur me 184 per qind, Kryeministri deklaroi se qeveria shpreh keqardhjen per cmimin, me te cilin u shitet sot qytetareve shqiptare, interneti, por ajo po merr masa dhe me shpejtesi do te beje qe ata ta blejne ate, me cmimin me te ulet ne Europe. Kryeministri njoftoi se Posta Shqiptare do te kontraktoje sasine e nevojshme te internetit, te cilen do t'ua ofroje kompanive te tjera, me cmimet me te uleta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›