Vrau babë e bir në 1997-ën, ekstradohet nga Italia Kastriot Dervishi
Tiranë- Një 34-vjeçar, që kërkoje ndërkombëtarisht për llogari të shtetit shqiptar, është ekstraduar nga shteti italian.
Kastriot Dervishi ishte dënuar nga shteti shqiptar në maj të vitit të shkuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim.
Dervishi u dënua për një krim të dyfishtë pasi në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri në një fshat të Beratit shtetasin Ali Daullja dhe të birin e tij Adrianin.
Arsyeja e vrasjes së dy pjesëtarëve të familjes Daullja lidhej me një martesë të refuzuar me vajzën e kësaj familjeje, pasi viktimat nuk kishin opinion të mirë për Dervishin dhe për këtë arsye s’pranuan t’i jepnin vajzën e shtëpisë.
.
Shkrime të tjera me interes:
- Ekstradohet nga italia i kërkuari për tentativë vrasjeje Tiranë- Një 26 vjeçar është ekstraduar paraditen e sotme nga...
- Shkodër- Vrau babë e bir, arrestohet pas 20 vjetësh autori Shkodër- Pas dështimit të 13 operacionëve autori, që vrau babë...
- Elbasan- Konflikti për pronën, plagosen babë e bir Elbasan- Sherri mes dy familjeve të një gjaku në fshatin Shtëpanjë...