E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e gjyqtares Hajdari per arsye familjare shtyhet gjyqi

Ceshtja Gerdeci eshte shtyre serish dje ne Gjykaten e Tiranes. Shkak kesaj radhe nuk eshte bere mbrojtja por mungesa e nje prej anetareve te trupit gjykues. Mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari per arsye familjare ka bere qe seanca te shtyhet per te premten e ardhshme. Prej gati dy javesh ky proces shtyhet ne vijimesi pasi nje nga avokatet e te pandehurve te akuzuar per tragjedine u arrestua per korrupsion. Per kete arsye gjykata ka njoftuar te pandehurin Shkelzen Madani per tu njohur me faktin dhe per te zgjedhur nje tjeter avokat. Ne seancen e djeshme pritej qe gjykata te njihej me zgjedhjen e te pandehurit Madani per mbrojtjen por nje fatkeqesi e ndodhur gjyqtares Hajdari solli edhe shtyrjen e gjyqit per nje date tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›