E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Evropiani, garë e emocioneve të forta - tregon dinamizëm dhe shpirt gare

02-07-2012 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë ndjek finalen e Euro2012, Spanjë-Itali

Kryeministri Sali Berisha ndoqi dje në mbrëmje në një prej bareve të Tiranës, pranë Stadiumit “Qemal Stafa”, ndeshjen finale të Euro2012, Spanjë-Itali.
Pa protokoll dhe tejet sportiv, Berisha iu bashkua simpatizantëve të futbollit i shoqëruar nga pjesëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe nënkryetares së këtij forumi, këngëtares së njohur, Greta Koçi.
Në bashkëbisedim me të rinjtë, kryeministri komentoi se ndonëse nuk i kishte ndjekur të gjitha ndeshjet, për shkak të një axhende të ngjeshur zyrtare, kompeticioni evropian i futbollit, është një garë e emocioneve të forta, që karakterizohen gjithnjë nga dinamizmi dhe shpirti i garës.
I pyetur se për kë ekip bën tifo, Berisha u përgjigj se futbollin e ndjek për bukurinë e lojës dhe garën që prodhon. Ai theksoi se mbështet gjithnjë ekipin që luan bukur dhe që meriton fitoren.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›