E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tenderi i Ramës për listën e ardhshme të deputetëve socialistë

02-07-2012 / Redaksionale

Pas humbjes së çelësave të Bashkisë, i gjendur pa mbështetje financare, Edi Rama, po synon të financohet për luftën politike nga këshilli i Miliarderëve. Këtë kërkon ta bëjë me një “kërcënim” të pazakontë. Sipas Kodit aktual zgjedhor kryetari i Partisë politike ka të drejtë të propozojë dhe të miratojë listën e kandidatëve për të deputetë. Pikërisht tek përzgjedhja e listës qëndron presioni për fituar emërimin si kandidat për deputet. Dhe është Erion Braçe, deputet i Beratit, i ashtuquajtur pushka e kryetarit Rama, që ka marrë përsipër nisjen e presionit duke turfulluar kundër logjikës së bërjes së listës për deputet në Partinë Socialiste. Në rrjetin social “facebook”, Erion Braçe i sugjeron Partisë se si duhet të jenë dhe të përzgjidhen ligjvënësit e rinj të PS-së. “Në mënyrë UNANIME: Kandidatët duhet të jenë me moral të pacënuar, të ndershëm, të pa konsumuar në raport me ligjin, moralin, politikën, të pa përfshirë qoftë edhe në një rast të vetëm në afera korruptive, profesioniste, të angazhuar politikisht me PS në mënyrë konstante, të ndarë nga aktiviteti i tyre ekonomik - biznesi, të shërbejnë me kohë të plotë ndaj komunitetit që i zgjedh duke i qëndruar besnik votës politike të marrë e të kenë moshë aktive”, - shkruan Erion Braçe.
Kuptohet vetiu kriteret e propozuara nga deputeti Braçe skualifikojnë një numër jo të vogël deputetësh socialistë. Padyshim brenda grupit parlamentar socialist janë identifikuar në media deputetë me moral të cenuar, të pandershëm, të konsumuar me ligjin, moralin dhe politik, etj.  Shembull: mund të marrim deputetin socialist të cilit iu hoq mandati nga Gjykata Kushtetuese për shkak se fitoi një tender në Bashkinë e Durrësit në kundërshtim flagrant me ligjin dhe kartën themeltare të Shtetit.
Sakaq deputeti Braçe jo pa ndonjë sugjerim shkruan se duhet të analizohen me imtësi deputetët e sotëm të Partisë Socialiste në 8 vite opozitë të vështirë. Deputetëve socialistë do t’u kërkohet të vetëvlerësohen ose të bëjnë autokritikë për sjelljen e tyre në opozitë. Sigurisht notat vlerësuese do të filtrohen nga enturazhi i kryetarit dhe të miratuar prej Ramës.
Sidoqoftë deputetët për të “kapur” standardet dhe kriteret e propozuara nga deputeti i Beratit do t’i apelohen kryetarit Rama se po “njollosen”. Sigurisht, për t’u hequr “njollën” në biografit Rama do të dijë sesi të kënaqet në bërjen e listës për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2013.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›