E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Falenderoj policine per shkallen e larte te profesionalizmit

Kryeministri pohoi se ka qendruar ne zyren e tij qe prej 1430 e deri ne oren 1945 kur po jepte konferencen


Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e opozites per dhunen e ushtruar dje ne protesta. Ai tha se ne demonstrate moren pjese banda te droges dhe krimit te organizuar te financuara direkt nga opozita. Kreu i qeverise shfajesoi dhunen e strukturave te policise duke deklaruar se te dhenat e para flasin se secili prej tyre u qellua me arme te cilat nuk gjenden ne armatimin e policise se shtetit dhe te Gardes se Republikes.


Kryeministri falenderoi policine e shtetit qe sipas tij tregoi shkallen me te larte te profesionalizimit te pergjegjesise gjakftohtesise. Shefi i mazhorances i kerkoi prokurorise te zbardhe te verteten rreth ngjarjes dhe viktimave. Berisha tha se kishte qendruar ne zyren e tij qe prej 1430 e deri ne oren 1945 kur po jepte konferencen per shtyp.


Te nderuar qytetare dhe qytetare shqiptare
Bashkekombes te mi kudo qe jeni


Sot ju dhe mbare miqte e vertete te Shqiperise kudo ne bote pate fytyren e vertete shemtine morale te Edvin Kristaq Rames ish-ministrit te sigurimit te shtetit te diktatures kryeautorit te masakres se Shkodres Gramos Ruci ish-ministrit te Enver Hoxhes Skender Gjinushi projektuesit e nje akti kriminal per te marre pushtetin me dhune duke angazhuar bashibozuke bandite kriminele trafikante te paguar. Bastardet e benalive shqiptare imagjinuan per ju qytetare te Shqiperise skenarin tunizian te cilin e anoncuan disa dite me radhe.


Per ore te tera nen drejtimin direkt te Edvin Kristaq Rames i vendosur ne ndertese ne Kullat karshi Kryeministrise ne lokalin e Fidel Yllit fallangat e krimit grupe banditesh trafikantesh dhe terroriste jo me shume se ne teresine e tyre 200-300 vete sepse ketu ne asnje rrethine nuk konfondoj ata qytetare te cilet u permbajten nga dhuna nuk e lejuan veten te implikohen ne dhune. Pra per ore te tera tentuan te pushtojne kryeministrine e vendit ti vene asaj zjarrin dhe te vendosin ketu pushtetin e dhunes.


Skenari i tyre ishte duhej me cdo kusht te merrej kryeministria duhej me cdo kusht te merrej Parlamenti duhej me cdo kusht te merreshin ministrite. Ne keto perleshje kane humbur jeten 3 qytetare jane plagosur dhjetera police dhe demonstrues. Pergjegjesia e plote totale per te gjitha keto bie mbi organizatoret e skenarit tunizian mbi pinjollet e benalive shqiptare.


Duke ju shprehur ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave theksoj se te dhenat paraprake flasin se secili prej tyre eshte qelluar nga afer me arme pistoleta te lehta te cilat nuk gjenden ne armatimin e Policise se Shtetit dhe as te Gardes se Republikes.


Duke theksuar kete i kerkoj Prokurorise te zbardhe sa me shpejt te verteten e ketyre jeteve te humbura. Pershendes ndonese ne fatkeqesi familjarin e njerit prej ketyre viktimave i cili do ti thoshte ne Spitalin Ushtarak njerit prej ketyre drejtuesve kryesore te kesaj dhune i tha largohu kriminel na vrave vellane dhe kjo eshte e verteta ne prani te personelit dhe do ta nxirrte jashte nga dhoma. Motra e shkrete megjithese kishte ne gjendje shume te rende vellane por nuk kishte humbur arsyen i dha ate qe meritonte ketij shoku.


Une gjithashtu sot jam ketu per te shprehur vleresimin tim me te madh per te falenderuar me mirenjohje te thelle Policine e Shtetit per shkallen me te larte te profesionalizmit te trimerise te pergjegjesise te guximit te gjakftohtesise e cila beri qe te deshtoje skenari pucist i trojkes Rama-Ruci-Gjinushi.


Me profesionalizmin guximin kurajen dhe pergjegjesine e tyre anetaret e forcave te rendit deshmuan para shqiptareve dhe mbare botes se ne kete vend ligji dhe shteti ligjor institucionet tuaja demokratike te dala nga zgjedhjet e lira jane me te forta se cdo bande se cdo bandit se cdo falange ne kete vend.


Nje falenderim dhe mirenjohje te vecante dua tu bej qytetareve te Tiranes te cilet braktisen aventuren e trojkes Rama-Ruci-Gjinushi nuk u bashkuan ne kete aventure dhe me qendrimin e tyre bene qe ajo te marre deshtimin e merituar.


Te dashur qytetare dhe qytetare


Sot nga ju une kam marre me mijera mesazhe denimi te ligjshem te ketyre akteve banditeske te 200-300 personave te paguar mercenare bashibozuke anetare te klaneve te droges te cilet kerkonin tu vinin zjarrin institucioneve tuaja.


Dua tju falenderoj per gatishmerine tuaj te madhe qe shprehet per tu nisur nga te kater anet e Shqiperise per te mbrojtur institucionet sepse ju e kuptuat se ne zjarr nuk ishin godinat ne zjarr ishin lirite te drejtat pasurite vota e ardhmja juaj.


Une dua t ju informoj ju se duke mirekuptuar tronditjen tuaj institucionet e ketij vendi kurre nuk ka bande as bandit puc as pucist qe do te mund ti marre ato. Kryeministri juaj ka qendruar nga ora 1430 pasi u ktheva nga nje dreke qe kisha me ambasadorin e nje vendi mik dhe deri ne kete minute ne zyren dhe detyren e tij.


Kane qendruar ne kryeministri i gjithe stafi dhe punonjesit e kesaj kryeministrie por dua te theksoj se kane qendruar ne krye te detyres dhe ne zyrat e tyre te gjithe drejtuesit ne menyre te vecante drejtuesit e atyre institucioneve te cilat skenaristet kishin parashikuar ti pushtonin.


Ka qendruar dhe eshte ne detyre Kryetarja e Parlamentit kane qendruar dhe jane ne detyre ministrat i Ekonomise i Financave dhe te gjithe ministrat e tjere ministri i Brendshem sigurisht qe ka qene ne terren dhe ne detyre ne menyre te vazhdueshme ministri i Mbrojtjes gjithashtu ka qene ne detyre. Pra ne kete dite dhune dhe terrori te kuq te bllokmeneve perfaqesuesit tuaj kane qene ne krye te detyres te vendosur te mbrojne te drejtojne dhe te mbrojne cdo meter katror te institucioneve ku ata qeverisin.


Une dua te paralajmeroj banditet bashibozuket trafikantet mos synoni te sulmoni institucionet se ju garantoj se une Sali Berisha dhe gjithe punonjesit e ketyre institucioneve do tu rezervojne ju ate qe nuk do te jeni ne gjendje kurre me te mendoni per ti sulmuar. Nuk mbrojme ketu veten tone ketu mbrojme ne vullnetin e te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht nga bindjet partiake te cilet i besojne demokracise dhe vlerave te saj.


Dua te falenderoj faktorin nderkombetar ne menyre te vecante nje falenderim te perzemert qeverise se SHBA-ve te cilet nepermjet perfaqesuesve te saj ka shprehur qendrimet e veta ne favor te rregullit te rendit demokratik perfaqesuesin e OSBE-se perfaqesuesin e Bashkimit Europian. Por dua ti garantoj se skenare te tille nuk do te pranohen do ti garantoj se skenare te tille do te ndeshkohen.


Une jam njeri i detyres dhe te mos gaboje kush e kam provuar kete une jam njeri i detyres por shpreh kenaqesine se te njejtin qendrim ndajne edhe bashkepunetoret e mi. Dy fjale per qytetaret Sigurisht qe me keto akte trojka e bllokut te vjeter ministrave te Enver Hoxhes synon me cdo kusht te demtoje imazhin e Shqiperise synon me cdo kusht tju paraqese ju dhe Shqiperine ashtu si kunder ju dhe Shqiperia nuk eshte.


Por nga ana tjeter ju pate se institucionet qe ju keni ndertuar u treguan ne lartesine maksimale te institucioneve te nje vendi te lire dhe demokratik. Nga ana tjeter dua te theksoj ketu se ne rast se trojka e bllokut mendon se ne kete menyre do te realizoje nje qellim une i jap fjalen se ne kete menyre do te realizoje vecse daljen e vet perfundimtare nga skena politike e ketij vendi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›