Berisha: Fallsifikimet e Edvinit me Gërdecin, një strategji që po thellon epërsinë time në zgjedhje
Kryeministri Sali Berisha, në daljen e gjatë televizive në emisionin e gazetarit Alfred Peza i denoncon si fallsifikime të pastra fushatën mediatike të Edvinit kundër familjes së tij, fushatë e mbushur me fallsifikime, për të cilat shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë. Fakset e fallsifikuara si dhe shkatërrimi i procesit hetimor për Gërdecin po çojnë në një thellim të epërsisë elektorale të së djathtës në këto zgjedhje
Kryeminstri Sali Berisha akuzoi mbrëmë gjatë minutave në emisionin “Ora e Debatit”, të gazetarit Alfred Peza, kryeprokuroren e Përgjithshme Ina Rama, si përgjegjësen kryesore të dështimit të hetimeve, lidhur me ngjarjen e Gërdecit. Kreu i qeverisë u shpreh se dosja “Gërdeci”, u trajtua në mënyrë tërësisht kriminale nga Ina Rama, sipas interesave të ngushta një klani politik. “Procesi i trajtimit të dosjes së Gërdecit është aq kriminal sa edhe ngjarja atje. U përdorën e-maile, për pazare të turpshme. U prish hetimi dhe kjo i atribuohet Ina Ramës, që ra pre e ndikimit politik të opozitës. Ina Ramës i kam thënë që ditën e parë se do të kesh ndihmën e nevojshme të qeverisë, për hetime të plota. Ky është një akt shumë i rëndë, hetohet, duke i nxjerrë ministrit të Drejtësisë këshilla dhe e-maile vetëm se mbante vendime ligjore. Familjarët kërkojnë drejtësi. U kërkua imuniteti i ministrit të Mbrojtjes, u hoq. Sa u pyet ministri, gjatë një viti resht? Asnjëherë. A e dini se ministri ka shkuar vetë, për t’u pyetur se nuk e pyesnin? Kjo është e rëndë. Ata formuluan një akuzë dhe prisnin që t’u dilte akuza me paragjykim”, u shpreh kreu i qeverisë Sali Berisha.
Përsa u takon akuzave për djalin e tij Shkëlzen Berisha, kryeministri u shpreh se për të nuk ka asnjë fakt konkret që e implikon në çështjen e akuzuar, përveç disa falsifikimeve që botojnë disa ditës mediat e Edvinit. “Në mënyrë absolute nuk më dhemb kur e bëj me qëllim politik. Nëse këto zotërinj që kanë mijëra fakte deponimi le të nxjerrin qoftë edhe deponimin më minimal të implikimit të djalit tim dhe unë do të shpreh mirënjohjen më të thellë publike. Me pafytyrësi nxjerrin një faks të falsifikuar. Nxjerrin një faks tërësisht të falsifikuar, që do të provohet tërësisht. E kujt është dora? Sekretarja ka thënë e ministrit, le ta provojë drejtësia? Ministri e ka hedhur në gjyq sekretaren. Sekretarja ka bërë një gabim madhor që ka akuzuar ministrin. Të sulmosh djalin se nuk ke çfarë t’i bësh të atit, kjo është e papranueshme. Delijorgji është atje ku po rri dhe është nga kjo qeveri, le ta mësojë opinioni. Pinari është atje ku është, dhe është nga kjo qeveri”, u shpreh kryeministri.
Berisha shtoi se ka dokumente që vërtetojnë se Rama dhe Delijorgji nëpërmjet lejeve të ndërtimit ngritën kultin e tyre në mes të kryeqytetit. “Rama-Delijorgji, ndërtuan qytezën e tyre, me anë të lejeve të ndërtimit, si njolla pallatesh, më thuaj kush është tjetër në Tiranë, as edhe një tjetë, sepse është i përbashkët me të. Megjithëse ne e kemi çuar në burg, Rama nuk i heq asnjë nga lejet e ndërtimit”, u shpreh kryeministri.
Berisha shtoi se “çdo gjë që ai të ketë për djalin tim është i ftuar të flasë”. “Unë diskutoj të vërtetën dhe e vërteta është kjo që them unë. Përveç një faksi të falsifikuar asgjë tjetë nuk ekziston. Djali im bisedon me ministra, me ministra bisedojnë dhjetëra dhe qindra qytetarë. Me këta ministra djali im ka marrë pjesë në greva, demonstrata, që gjatë kohës që ka qenë student, ai ka qenë një aktivist i zellshëm. Ky djali im i takon ministrat se i njeh dhe një pjesë të tyre i ka moshatarë. Le të dalë qoftë edhte ndikimi më i vogël, janë 36 mijë faqe thonë ata. Duan të krijojnë skupe se nuk kanë asnjë alternativë tjetër. Le ta nxjerrin fotografinë e tij, nuk është i papashëm, është normal”, vuri në dukje Berisha, duke përmendur se fëmijët e kundërshtarëve politike kanë vrarë njerëz dhe janë kapur me drogë, ndërsa prokuroria ka heshtur dhe kjo është shumë e vërtetë. “Nëse fëmijët e tyre nuk kanë patur implikime të qarta nuk do të kishte akuza nga politika në atë kohë. Këta që merren me honoraret e një studioje private, dëshmojnë se nuk kanë alternativë tjetër, nuk kanë alternativë për rrogat, pensionet, integrimin e vendit, liberalizimin e vizave etj, dëshmojnë se janë një alternativë trilluese dhe mashtruese. Edi Rama nuk ka alternativë tjetër”, tha më tej kryeministri Berisha.
Deklarata/Taulant Balla, trafikant femrash, u ndalua në kufi me 3 femra në makinë,
të cilat po i trafikonte
“Taulant Balla është ndaluar nga policia me tre vajza në makinë, për qëllime trafikimi. Kjo është e faktuar. Dhe është shumë e rëndë për shoqërinë tonë, për politikën tonë. Askush nuk mund t’ia marrë vajzën tjetrit dhe ta përdorë si skllave. Këtë e ka bërë Taulant Balla, është kapur me tre femra në makinë. Ka një histori të tërë Taulant Balla me këto. Ai që merr vajzën e tjetrit për ta shitur, ai nuk ka moral, ai është i dënuar. Është një dosje e tërë që e mbron këtë që kam thënë dhe po them këtu sonte. Kjo është nga burime zyrtare të administratës së Taulant Ballës”.