E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirsing, arti “mëkatar” në trupin tuaj



Termi pirsing (nga anglishtja të shposh: shpoj, depërtoj) tregon praktikën e shpimit të sipërfaqes së trupit me qëllimin për të vendosur objekte prej metali, shpesh të pasuruar me gurë të çmuar për zbukurim. Përdorim më të shpeshtë, pirsing gjen tek të rinjtë që duan të bëhen pjesë e tendencave të modës por edhe te personat që kanë përzemër subkulturën. Pirset mund të kenë edhe funksion religjoz. Origjina e pirseve vjen nga antikiteti dhe prehistoria. Qëllimi i vendosjes në kohët e lashta ishte për të bërë dallimin e funksioneve që kishte secili nga anëtarët e tribuve, por edhe për të rregulluar raportet mes individëve: si në jetën e përditshme ashtu edhe gjatë ceremonive, duke marrë në këtë mënyrë informacionin e menjëhershëm për këtë individ dhe raportin e tij me grupin. Në veçanti, vendosja e pirsingut në kërthizë është praktikuar fillimisht në Egjipt. Egjiptianët e lashtë e konsideronin privilegj mbretëror. Pirsingu në gjoks ishte shumë i përdorur tek romanët, si shenjë e burrërisë dhe kurajos. Femrat në këtë vendosnin pirsing në gjoks pasi mendonin se në këtë mënyrë gjoksi do të rritej. Marinarët përdornin pirsing në vesh ose siç quhet ndryshe vëth kur gjenin trupa të mbytur në breg të detit pasi mendohej se nëse i linin të pavarrosur shpirti i tyre do të endej pa gjetur paqe në përjetësi. Në të njëjtën kohë, pirsing përdornin edhe marinarët homoseksualë të cilët u komunikonin të tjerëve disponibilitetin për të krijur një raport. Në këtë rast vëthi vihej në veshin e djathtë.
Pirsing, një modë
Vendosja e pirseve praktikohet në 20,5 për qind të adoleshentëve kryesisht nga mosha 15 deri në 19 vjeç. 27,5 për qind e tyre janë femra ndërsa 14 për qind meshkuj. Pjesa më e përdorur për vendosjen e një pirsing është veshi (89 për qind), e ndjekur nga vendosja në hundë (56 për qind) dhe më pas në kërthizë, kur metali shoqërohet edhe me brilante e gurë të çmuar. Vende të tjera për vendosjen e pirseve janë edhe gjuha, vetulla por edhe pjesët intime. Shumë persona i nënshtrohen kësaj praktike për t’u dalluar nga të tjerët. Ndërsa një pjesë tjetër personash vendosin pirsing në disa zona si: buzët apo organet gjenitale, për të rritur kënaqësinë në një raport seksual. Pjesa më e madhe e pirseve nuk shkaktojnë dhimbje të fortë në momentin e shpimit (me përjashtim të gjoksit dhe organeve gjenitale) megjithatë i vetmi problem janë bezdisjet si dhe enjtjet që zgjasin rreth një javë.
Si të kurojmë një pirsing
Çdokush që vendos një pirsing duket të ketë parasysh ai duhet pastruar një ose dy herë në ditë. Mos e pastroni më shumë se dy herë sepse ajo mund ta irritojë lëkurën dhe të zgjasë kohën e mjekimit. Nëse e pastroni vetëm një herë, këtë bëjeni në darkë. Para këtij veprimi lani më parë duart me një sapun antibakterial dhe ujë të ngrohtë. Në këtë rast mund të vendosni edhe një palë doreza. Asnjëherë nuk duhet prekur vendi i pirsit me duar të papastra pasi mund të shkaktohen infeksione. Vendin lageni me vakët dhe sigurohuni të hiqni çdo pjesë lëkure duke përdorur ndonjë mjet plastik të mbështjellë me pambuk. Mos veproni me thonj. Më pas përdorni me delikatesë solucionin përkatës dhe rrotulloni para dhe pas pirsin në mënyrë që solucioni të hyje në thellësi të lëkurës. Më pas shpëlajeni zonën me ujë të bollshëm
Dhe thajeni me garzë ose letër. Aplikoni betadinë dy herë në ditë për një javë rresht. Një pirsing duhet të mjekohet për rreth 30 ditë.
Rreziqet
Arti i trupit që njihet me emrin “pirsing” përveç kënaqësisë dhe përmbushjes së një dëshire personale, është në mjaft raste e rrezikshme dhe me pasoja për disa persona. Rreziku më i madh konsiderohet hepatiti dhe Hiv-i. Së pari duhet të kihet parasysh se ligji ndalon personat nën 16 vjeç të vendosin një pirsing, pa lejën e njërit nga prindërit. Çdokush mund të jetë objekt i infeksioneve dhe jini të kujdesshëm të zgjidhni vendin e duhur për këtë veprim.
-Salla e pritjes duhet të jetë e ndarë nga dhoma ku do të vendoset pirsing.
-Personi që merret me këtë punë duhet të vendosë doreza dhe maskë.
-Dhoma ku sterilizohen aksesorët duhet të jetë e ndarë nga dhoma ku po ndodh veprimi.
-Çertifikatat që vërtetojnë specifikimin e vensojeve të pirsing duhet të jenë të dukshme.
Pasi të jeni siguruar për të gjithë këto elemente duhet të viheni në dijeni për çmimin pasi në fund nuk do jeni në gjendje të diskutoni për këtë çështje.
Vipat që kanë vendosur pirsing
Sigurisht që edhe për personalitetet më të njohura të botës së spektaklit dhe kinemasë, kjo tendencë nuk ka kaluar pa u vënë re.
Disa prej tyre janë të fiksuar, të tjerë kanë një të vetëm që e heqin dhe e vendosin sa herë të dëshirojnë. Një nga këngëtaret që preferon artin e trupit është Rihana. Përveç tatuazheve yje, ajo kohët e fundit është parë me një veshje gati transparente që nxirrte në pah një pirsing në gjoksin e djathtë. Disa nga figurat më të njohura që kanë vendosur pirsing janë: Anxhelina Zholi në kërthizë, Alisa Milano në hundë, Britni Spirs në kërthizë, Kiera Knajtli në kërthizë, Naomi Kembëll në kërthizë dhe Paris Hilton në kërthizë.

16 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›