Astra, automjeti revolucionar nga “Opel”-i
Pas një muaji pritjeje, “Opel”-i zyrtarisht ka paraqitur fotografitë e para të modelit e ri revolucionar “Astra”, e cila premierën e saj botërore do ta ketë në panairin e automjeteve në Frankfurt, që mbahet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa në shitje mendohet se do të dalë në fund të këtij viti. Në dallim nga konkurentet në klasën e saj, të cilët nga gjenerata në gjeneratë evoluojnë në dizajn, “Astra” e re nuk i ngjan paraardhëses së saj. Siç ka thënë drejtori i marketingut të kompanisë “Vauxhall” Andy Gilson: “Vetëm emri ka mbetur i njëjti”. Në Opel përmendin edhe platformën e re “Delta” të cilën “Astra” e ndan me “Chevrolet Cruze”, dhe për këtë do të duhej të ishte dukshëm më e orientuar nga automjetet sportive më tepër se paraardhësja e saj. Nën kofano do të gjenden katër motorë me benzinë dhe tre me naftë. Nuk na mbetet veçse të shohim rezultatin e premtuar nga kompania.
Motor 1.2 litra për Golfin e ri
Motori i ri TDI prej 1.6 litrash tanimë është paralajmëruar dhe vjen lajmi se në Golfin e ri do të gjendet edhe motori i vogël turbo me benzinë prej vetëm 1.2 litrash. Paleta e motorëve për VW Golf VI edhe më tutje po zgjerohet. Për motorin e ri me naftë 1.6 litrash në të njëtën kohë kemi dëgjuar se ofrohet në versione prej 90 dhe 105 kuaj fuqi. Megjithatë, tani vëmendje më të madhe tërheq paralajmërimi i motorit të ri me benzinë prej vetëm 1.2 litrash, i cili me ndihmën e turbo-mbushësit zhvillon 105 kuaj fuqi dhe moment të rrotullimit 175 Nm në vetëm 1.500 O/min. Supozohet se ai do të zëvendësojë motorin aktual prej 1.6 litrash. Të dhënat për shpenzimet dhe performancat tani për tani nuk janë në dispozicion, ndërsa premiera është caktuar për panairin e automjeteve të Frankfurtit, në muajin shtator të këtij viti.
“Porsche” vjen me Panamera kabriolet
Para se “Porsche” të përfundonte projektin e automjetit të parë me dy palë dyer të quajtur Panamera, në internet flitej për versionin kupe të tij. Edhe pse fjalët për trashëguesin e modelit legjendar 928 nuk kanë pushuar ende, nga Auto Motor und Sport vjen paralajmërimi për versionin kabriolet të Panameras. Gazetarët e revistës automobilistike gjermane kanë biseduar me drejtorin e Porsch për zhvillimin e produkteve Wolfgang Dürheimer, i cili ka thënë se kabrioleti tani për tani nuk është në plan dhe se kanë edhe disa punë të pakryera kur bëhet fjalë për Panameran, siç është lançimi i saj me motor prej gjashtë cilindrash si dhe përgatitja e versionit të parë hibrid. Gazetarëve të “Auto Motor und Sport” kjo u ka mjaftuar të konkludojnë se versioni kabriolet do të mund të ketë në dispozicion kulm të butë në vend të atij të fortë dhe se do të mund të hyjë në mesin e modeleve të “Porsche” pa kulm.
16 Maj 2009