Berisha: Fantazmat serbomadhe paraqesin ende rrezik

“Qeveria e Shqipërisë po ndjek me shqetësim provokimet e rrezikshme të bandave serbomëdhenjve në kufirin e Kosovës”, theksoi Berisha.
“Duke mbështetur plotësisht vendimet e qeverisë së Kosovës për integritetin dhe kontrollit të plotë në territorin e saj, qeveria e Shqipërisë dënon aktet kriminale të falangave serbomëdhenjve në kufirin e Kosovës, të vrasjes së policit, djegien e doganës dhe sulmet ndaj njësive ajrore të KFOR-it, të gjitha këto të paguara nga qarqet ultranacionaliste të Beogradit”, vijoi ai.
Kryeministri shqiptar tha se qeveria e Shqipërisë deklaron se "flakët e zjarrit dhe tymi në ndërtesat zyrtare në vendkalimet kufitare, në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasja e oficerit të forcave speciale të saj, sulmi i armatosur ndaj njësive të KFOR-it në vendngjarje, dëshmojnë qartë se fantazma e Serbisë së madhe paraqet sërish rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon"..
“Shqipëria mbështet autoritetin dhe popullin e Kosovës, KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtar atje, për vendosjen nën kontroll të plotë të të gjitha vendkalimeve kufitare të kësaj Republike. Qeveria shqiptare ndonëse është për lëvizjen e lirë të mallrave, mbështet plotësisht vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë në kuadër të parimit të reciprocitetit”, shtoi Berisha.
Ai tha më tej se Shqipëria mbetet e vendosur që t’i jepet Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe rrugore për të furnizuar tregjet me produktet që nuk vijnë më nga Serbia. Në fund, kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve për procesin e negociatave të udhëhequra nga Brukseli. /S.Ll/Start/
2011-07-28 13:36