E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Festa e djeshme, model për zgjedhjet e ardhshme

“Festa e djeshme ishte një model për zgjedhjet e ardhshme”. Kështu e cilësoi kryeministri Sali Berisha ceremoninë festive, ndërsa qytetarët iu bashkuan thirrjes së 20 vjetorit të rrënies së komunizmit, duke e krahasuar mitingun e djeshëm, me një hapje të fushatës.
 

“Në 21 janar, të parët në histori pas luftës me bandat e oganizuara, sulmuan për 5 orë një qeveri legjitime shqiptare për ta përmbysur dhe marrë pushtetin me dhunë, ndaj në të shprehim mirënjohjen më të thellë, ta kosiderojmë fillimin e fushatës elektorale. Kjo festë ishte njëkohësisht dhe festa, fillimi më i bukur i një fushatë elektorale ndër më të bukurat që shqiptarët kanë njohur. Mendoj se tek koncerti i djeshëm festiv ne kemi modelin e fushatës së ardhshme. E krijuan qytetarët, në mënyrën më të madhërishme, ndaj dhe çdo orë, çdo ditë, ju sëbashku me strukturat e PD-së në çdo rreth dhe në çdo qark do të përkushtoheni për fushatën e zgjedhjeve elektorale, për zgjedhjen e kandidatëve në mënyrë që të fillohet menjeherë nga puna”.
 

Më tej, Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së deklaroi se në këto zgjedhje shkohet me një bilanc tejet pozitiv.
 

“Kemi një situatë të shkëlqyer. Ne shkojmë në këtë zgjedhje me një bilanc të papreçedent, shkojmë në zgjedhje me arritje historike, si një forcë politike e cila në mënyrë të prekshme ka bërë që të ndryshohet qartësisht jeta e mbarë komuniteteve të vendit. Ne ja kemi dalë të vetmit, që të rriten në mënyrë të ndjeshme të ardhurat familjare, shkojmë në këto zgjedhje pasi kemi realizuar një nga premtimet më të rëndësishme historike, heqjen e vizave” deklaroi me tej Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›