Topi: Viktimat e komunizmit duhet të nderohen
Presidenti i Republikës Bamir Topi, 20 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, dekoron disa ish të përndjekur politikë, në respekt të vuajtjeve dhe qëndresave të pa shembullt me medaljen e mirënjohjes.
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, në 20 shkurt 1991, është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Për këtë arsye, në ambientet e Presidencës u çel një fotoekspozitë të titulluar “Demokracia nuk ndertohet mbi harresen”.
Në fjalën përshëndetëse, Topi deklaroi se kjo ceremoni jep një mesazh të rëndësishëm, ceremonia do të mbajë gjallë kujtesën tonë kombëtare.
“Në këtë ceremoni të pazakondë shumë emocionuese që po zhvillohet në kujdesin tim, e kam përjetuar në mënyrë të vëcantë, sepse tema që mbart ka një ndjesi politike e morale dhe kjo duhet të ndërgjegjësojë ndërgjegjen tonë shoqerore. Kjo ceremoni e cila harmonizohet ne menyre te qarte me nje foroekspozite me nje figure emblematike, me te cilen populli e kaloi si nje traume per me teper se 50 vjet. Të gjithe ne mund te mësojmë shumë, ja pse na duhet libra, dokumentare, rrëfimet ne kujtesë, dëshmi të gjalla të të mbijetuarve nga burgu, dhe kampet sot me shumë se kurrë. Jam përpjekur që ta shoh dhe ta ndërtojë marëdheniet me të përndjekurit politik si fenomen dhe jo si një tendencë politke por si një detyrim moral dhe institucional. Lufta e klasave, perndjekja deri në djep e deri tek pasardhësit shkel te drejtave e njeriut” tha Topi.