Berisha Filozofia jone e uljes se taksave Rama model per trefishim te paligjshem

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit ku u diskutua mbi punësimin, bujqësinë, turizmin etj.
Në vlerësimin e kreut të qeverisë ajo çfarë është fakatuar dhe që do të viojë të funksiopnojë është pikërisht operimi në treg i taksave të ulëta.
“Mbetemi forcë politike e taksave të ulta. Kjo filozofi ka funksionuar në mënyrë të fuqishme. Nga viti 2006 deri 2012 kemi mbledhur në arkën e shtetit 9.2 mld dollarë më shumë se qeveria e mëparshme në 8 vite bashkë. Tek kjo ka ndikuar rritja ekonomisë, lufta kundër korrupsionit. Nuk ka vend tjetër me taksa 1.5 %. Ulje e 150 % tatim-fitimit, ulëm sigurimet shoqërore për sipërmarrësit. Bëmë gjithçka për të lehtësuar barrën burrokratike. Janë ndërtuar shumë rrugë këtu në Pogradec, është garantuar kredia për Qukës-Qalplloç. Ndërtimi i rrugëve ka e bërë që Pogradeci të jetë një ndër vendet më të preferuara për turizëm. Shqipëria ndoshta i vetmi vend që nuk takson kapitalin për çdo nevojë. Hoqëm tatimin për punonjësit që marrin deri në 300 mijë lekë”, vuri në dukje Berisha.
Për kreun e saj, mazhoranca i ka gjërat e përcaktuara si kristali
“Ana tjetër një kaos total. Pasi deklaroi se do t’ia punojë mirë të pasurve, por kur e pa se ishte katastrofë tha se nuk po tatoj tatimfitimin, port ë ardhurat personale. E gabuar edhe kjo. Tani u thotë shqiptarëve se 95% do paguajnë më pak. Por të gjithë paguajnë më pak, por nuk thotë fare sa do i ulë këto taksa? Ku do I marrësh paratë që do ulësh taksat? Do ua marrë 5% që mbajnë mbi supe Shqipërisë. Këta jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën mbajnë mbi shpatulla barrën fiskale. Me këto politika shkatërron shtetin. Në 2005 biznesmenët shqiptarë punonin në Bullgari. Mirë i ule taksat, por ku do i marrësh, sepse shqiptarët sot kanë taksat më të ulëta në Europë. Modeli i Ramës është modeli i trefishimit të taksave në mënyrë të paligjshme”, nënvizoi Kryeministri. Sipas tij, kemi të bëjmë me një qëndrim kaotik.
“Shoku është shumë obsesiv, vuan nga fiksimi. Jam mjek e kuptoi. Me mua e ka të thjeshtë. Thoshte më ka parë se fluturojë me helikopter, por lëvizja me makinë të marrë me qira. Kishte një herë ditëlindjen e i çova urim, i shtoftë Zoti rininë. Ia çova me dashamirësi, por edhe se i duheshin”, deklaroi Berisha. Ndërkohë kreu i ekzekutivit u ndal dhe në projektet e qeverisë, ku hodhi poshtë pretendimet e kampit kundërshtar, i cili mohon arritjet e qeverisjes. “Arsimi profesional, jo siç pretendon në mënyrë nihiliste Rama, sot institute bujqësor ka rritur numrin e studentëve. Bujqësia një sektor që pak vite më parë pa interes, tani po vjen në rrafshin që duhet të vijë. Në të gjitha degët e saj po krijon mijëra biznese. Specialistët janë jetik, ndaj garantoj se do bëjmë gjithçka për t’i garantuar kushtet më të mira fermerëve dhe studimit të fëmijëve të tyre. Pa rrugë nuk ka zhvillim, pa shkolla nuk ka zhvillim. 60% e buxhetit e kemi investuar për zhvillimin e Shqipërisë rurale. Jemi shumë afër përfundimit të ndërtimit të projektit më të madh, ndërtimit të rrugëve në çdo skaj të këtij vendi. Do vazhdojmë ndërtimin e rrjetit energjetik në gjithë vendit.
Ketë vit kanë aplikuar 10 fermerë për të përfituar grande. Para 3 vitesh në qarqe të tjetra nuk kishte aplikime nga fermerët. Nuk kemi tokë shumë, por me mbjelljet që po bëhen po zgjerohet. Ne duhet të inkurajojmë prodhimet bio”, garantoi Kryeministri. Por nuk mund të mos mbeteshin jashtë këtij bashkëbisedimi dhe pritshmëritë mbi sistemin fiskal, e konkretisht me tatimi nga ana e bashkisë për biznesin e vogël.
“Ligji u votua nga parlamenti. Në Tiranë ishte 30 % u bë deri në marrëzi. U detyrova të bëj ligjin, por e nuk zbatojnë ligjin. Në Durrës, këshilltarët e PD kanë cuar për ndjekje penale kryetarin e bashkisë se ka rrit taksat shumë. Do u kërkojë këshilltarëve të PD për ndjekje penale autorin e këtij vendimi absurd. Ata me 1800-2000 dollarë në vit futen tek taksa progressive, por nuk thotë se sa do e ketë. Fillimisht do jetë 25% pastaj do fluturojë. Dje denoncoi qeverisjen lokale socialiste në Vlorë. Qeveria i ka dyfishuar grandet, por Shpëtim Gjika ka shndërruar bashkinë në sipërmarrje partie. Grandet tona i kthejnë në rroga. Rrisin taksa e paguajnë partinë. Taksat janë gërshëra që keqpërdoren, shkatërron biznese e vende pune. Nga Vlora thotë se qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetin, por me autobusin e tij mavi ecën me rrugë të re për në Vlorë e deri në pikën kufitare në Sarandë”, theksoi ai.