Rama Do te bejme transparence te plote publike te pronave ne bregdet

Kryesocialisti Edi Rama vazhdon të jetë në Qarkun e Vlorës. Gjatë një takimi elektoral që zhvilloi në Delvinë, ai premtoi transparencë të plotë mbi pronat, jo vetëm në zonën e bregut por në të gjithë vendin.
Në Qarkun e Vlorës ku kandidon vetë, u ndal një ditë më shumë. Pasi prezantoi ekipin e tij të Rilindjes në Delvinë, kryetari Rama premtoi transparencë të plotë për atë që e quajti grabitja e pronave të bregut.
“Ne do bëjmë që pronat të mos grabiten. Një nga bukuritë më të mëdha është bregdeti i Jonit, një nga burimet më të mëdha të mirëqenies për këtë popull është kjo vijë bregdetare dhe gjithë kjo zonë në këtë vijë bregdetare që fatkeqësisht sot është nën kërcënimin e shkatërrimit dhe nën grabitjen e vazhdueshme të atyre që i lënë pa të drejta mbi pronat trashëgimtarët e gjithë këtyre zonave që po kthehen në latifondistë tokash në dhjetëra qytetarë dhe ndërkohë që nuk kanë asnjë lidhje tjetër me këtë zonë përveç lidhjes me labirintet kriminale të pronave të shqiptarëve. Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e bregut”, garantoi Rama.
Duke iu drejtuar të pavendosurve, Rama i këshilloi ata si të zgjedhin. Ndërsa atyre që thonë se është e kotë të shkosh të votosh, lideri socialist u shpjegoi dy fuqitë që sipas tij ka vota.
“Nëse voton Saliun do paguash taksën për biznesin e vogël, dhe TVSH dhe taksën e sheshtë dhe do jetojë sa kohë laku i borxheve dhe pamundësia për ta mbajtur dyqanin hapur nuk e ka mbytur përfundimisht biznesin. Por duke votuar PS, një kryq tek nr 29 dhe ti heq taksën për biznesin e vogël dhe do përgjysmojmë tatimin mbi fitimin. Vota ka fuqinë e ndëshkimit, ndaj dhe unë ju siguroj se duke na dhënë mandatin për të qeverisur këtë vend ne nuk do ju tradhtojmë kurrë! Rilindja që duam është e drejta për të marrë frymë lirisht pa ta treguar askush se çfarë duhet të besosh dhe pa të detyruar dikush të shkosh aty ku nuk do të shkosh”, deklaroi kreu i PS-së.
Rama u kërkojnë të rinjve që votojnë për herë të parë që me votën e tyre të shpëtojnë edhe gjyshet. Kreu i PS-së premtoi se me të në pushtet, mësuesit, infermierët dhe nëpunësit nuk do të detyrohen kurrë që përmes listave, të marrin pjesë nëpër mitingje elektorale.