Takimet elektorale te PR
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me elektoratin e njësisë 3 ne Tirane, ku u prezantuar edhe kandidatja e Partise Republikane, zonje Deni Turhami. Gjate ketij takimi, zoti Mediu, theksoi se Partia Republikane, kontribuon ne “Alenacen per Punësim Mireqenie dhe Integrim” me ide dhe njerez te shkelqyer. Duke u ndaluar ne shenjtërinë e pronës, si nje prej kolonave baze mbi te cilat eshte ndertuar programi i Partise Republikane, zoti Mediu theksoi se pa zgjidhjen e ceshtjes se prone,s nuk ka zhvillim ekonomik dhe te ardhme evropiane per Shqipërinë.
Kryetari i PR, Mediu ne cilesine e Ministrit te Mjedisit, por edhe si kandidat per deputet ne Qarkun e Korces, i shoqeruar nga deputeti Fatbardh Kadilli, si dhe kandidati I PR-s ne qarkun e Korces, Erjon Haruni, zhvilloi edhe nje takim me peshkatarët e Pogradecit, duke folur per ligjet dhe inisiativat qe jane ndermarra nga inistitucioni qe ai kryeson ne favor te peshkatarëve dhe mbrojtjes se ekonomise se tyre familjare. Gjate ketij takimi, zoti Mediu theksoi se ka ardhur koha qe zeri i peshkatarëve te mos jete sporadic, por edhe ata vete te jene te organizuar ne ide dhe projekte konkrete, ne mënyrë qe edhe qeveria ta kete me te lehte per t'i financuar dhe mbështetur.