Berisha: Fitorja e 8 majit do te bazohet tek te rinjte Qamil Xhani
Partia Demokratike "hap" fushaten ne diten kur 19 vite me pare erdhi ne pushtet. Ne nje koncert festiv per rastin ndonese ashtu si rivali Edi Rama, kryeministri Berisha nuk permendi emrin, ne menyre metaforike ai zyrtarizoi Lulezim Bashen per kryeqytetin. "Ciljeta dhe Elvana i rane pikes me kandidatin qe shpallen. Ne ecim drejt 8 majit, ecim drejt zgjedhjeve", tha Berisha. Pas thirrjes se prezantueset e koncertit bene per ministrin Basha, si kandidat per bashkine e Tiranes. Ndersa ministri Basha i cili hapi dhe koncertin e fushates, kujtoi lidhjen 19 vjecare me demokratet, dikur si vezhguesi 17 vjecar i zgjedhjeve te 22 marsit, tashme si kandidati zyrtar i PD-se per kryeqytetin. Mijera te rinj dhe te reja, kane festuar dje ne menyre madheshtore, 19-vjetorin e fitores se Partise Demokratike. Te mbledhur ne Pallatin e Kongreseve, te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike jane bere pjese e spektaklit, qe kremtoi pervjetorin e renies se diktatures dhe vendosjen e demokracise ne vend. I pranishem ne kete takim ka qene kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem, Lulzim Basha si dhe drejtues te tjeter te larte te Partise Demokratike. Ne fjalen pershendetese per kete aktivitet, kryeministri Sali Berisha shpreh se zgjedhjet e 8 majit do te bazohen tek te rinjte. "Programi yne jeni ju, programi yne jane endrrat tuaja, besimi juaj, bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj te mbjellim kete pranvere ne rruget e sheshet e Shqiperise, ne luginat, fshatrat, malet dhe qytetet e saj, lulet e shpreses, lulet e fitores se thelle", u shpreh dje kryeministri Berisha. Ne ceremonine e zhvilluar dje ne Pallatin e Kongreseve, ne pranine e mijera te rinjve kryeministri Sali Berisha u shpreh se 22 marsi i vitit 1992 eshte dita e pare e demokracise shqiptare. Ndersa ka shtuar se zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira dhe te ndershme. "Zgjedhje te lira, zgjedhje te ndershme, zgjedhje per ju, per nenat, per baballaret, per motrat e vellezerit tuaj. Zgjedhje per vlerat qytetare qe ne ndajme dhe besojme. Zgjedhje per idealet evropiane qe po ndertojme dhe duhet t'i ndertojme",-tha dje Berisha. Duke sjelle ne vemendje ngjarjen e 19 viteve me pare, kreu i qeverise u shpreh se sot vendi ka shenuar nje sere arritjesh, duke e bere edhe me te mire jeten per qytetaret. "Me 22 Mars, ata qe me voten e shqiptareve erdhen ne pushtet nuk kishin projekte ne leter per te zbatuar, por kishin projektet me mahnitese, me te bukura, me te gjalla, kishin endrrat dhe aspiratat tuaja. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine, vendin me te izoluar te planetit, e bene anetare te NATO-s. Jane keto endrra dhe keto aspirata qe Shqiperine, vendin me te izoluar e bene Shqiperine e levizjes se lire",-tha dje Berisha. Ndersa ministrit i Brendshem dhe deputeti i PD-se, Luzim Basha tha ne fjalen e tij se rinia e sotme duhet te coje para endrren e 19 viteve me pare. Basha u shpreh se ndjehej krenar qe ishte pjese e Partise Demokratike, forces qe reformoi vendin. "Ketu midis jush jam krenar, qe jam pjese modeste e kesaj force historike qe transformoi historine e Shqiperise moderne, Partise Demokratike. Te dashur miq, sot, 19-vjet me pas, Shqiperia e ka zevendesuar skamjen me progresin, pasigurine me anetaresimin ne NATO, izolimin e skafeve te vdekjes, me levizjen e lire e qytetareve shqiptare. Arritja tek levizja e lire nuk ishte e lehte, kishte shume pengesa dhe paragjykime, paragjykime qe duheshin kapercyer",-tha dje Basha.
"Jeni fatlume, asnje dite s'kaluat ne diktature"
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me 24 te rinj, qe kane lindur ne 22 mars 1992, ne nderim te dites se pare te demokracise ne Shqiperi. Ne takimin e zhvilluar ne kryeministri, kreu i qeverise u shpreh se 22 marsi eshte nje dite e vecante per gjithe shqiptaret. Ai u shpreh se te lindurit ne kete dite te vitit 1992 e me pas, jane nder me fatlumet ne vend, pasi nuk kane kaluar asnje dite nen diktature. "Sot vendosa te festoj me ju dhe t'ju uroj gezuar kete dite. Secili prej jush lindi ne nje dite fatlume dhe ju jeni fatlume. Jeni te tille, sepse lindet ne diten e lirise se madhe, te lirise se vertete dhe u rritet te lire. Sigurisht, keni pasur veshtiresi, por jeni fatlume sepse nuk keni humbur asnje dite ne diktature. Kjo eshte nje dite e shume e vecante dhe ne radhe te pare eshte nje dite nderimi per te rinjte. Po t'i rikthehemi asaj dite, ajo ka qene nje dite gezimi e papershkruar, por para saj prinderit tuaj, vellezerit dhe motrat tuaja me te medhenj, kane jetuar nje realitet teresisht tjeter nga ky qe jetojme sot",-tha dje kreu i qeverise. Gjate bisedes me te rinjte kreu i qeverise ka theksuar se realitetit aktual ne vend, mund te mos ai qe kane enderruar te gjithe, por ne 19 vite gjerat kane ndryshuar mjaft. "Ndoshta ky nuk eshte ai realitet qe do ta donim te gjithe, por eshte nje mije here me ndryshe dhe eshte nje Shqiperi krejt tjeret kjo nga dita qe keni lindur ju. Familjet tuaja ne ate dite kane ndjere gezimin e dyfishte, per lindjen tuaj dhe per zgjedhjet. Juve ju uroj datelindjet, jete te lumtur, shendet, suksese e mbaresi dhe familjeve tuaja u uroj shume gezime!",-tha dje kryeministri Sali Berisha.