E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen pas një konflikti 3 persona

Policia ka arrestuar tre personat e përfshirë në një konflikt me armë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar Adem Boriçi 55 vjeç, Mejtin Troka 41 vjeç dhe Arben Xhani 40 vjeç të cilët u plagosën mbrëmjen e djeshme pas një konflikti mes tyre.
 

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-kombinatit metalurgjik ne Elbasan, kur 55-vjeçari Boriçi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur dy personat e tjerë të arrestuar pas një konflikti mes tyre".
 

I dëmtuar ka mbetur edhe vetë 55-vjeçari i cili është goditur me sende te forta gjatë konfliktit.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 3 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë ku Adem Boriçi akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” ndërsa Mejtin Troka dhe Arben Xhani për veprën penale “plagosje në bashkëpunim”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›