E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 200 kg kokainë, arrestohen 2 persona

Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në vendin tonë. Një sasi sasi prej 200 kilogram lëndë narkotike me një vlerë rreth 20 milionë euro  është bllokuar në Gjirokastër ndrësa janë ndaluar dy persona Dhori Thimo dhe Kiço Koto.

Një operacion ndërkombëtar droge ka pasur një itenerar që ka staruar në Kolumbi më pas ka vijuar në Spanjë, Belgjikë,Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe me destinacion Shqipëri. Ne vendin tonë ajo do të shkonte në një fabrikë korosanësh.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se informacioni është ofruar nga shërbime policore homologe jashtë vendit, dhe nga bashkëpunimi midis Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Më pas në datën 19.03.2011, është regjistruar procedimi penal nr. 22, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Zhvillimi i operacionit për bllokimin e lëndës narkotike është bërë në bazë të autorizimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për lejimin e metodave të posaçme të dorëzimit të kontrolluar, bazuar dhe në kërkesën e institucioneve të tjera të huaja homologe.

Në bazë të informacioneve të marra, ekzistonin të dhëna për transportimin në territorin shqiptar të një sasie lënde narkotike e llojit kokainë, e nisur nga Kolumbia për të mbërritur në Shqipëri.

Pas kryerjes së këtij operacioni të koordinuar, u bë e mundur të bllokohet në qytetin e Gjirokastrës një kamion me targa maqedonase, KU 190 CF dhe KU 590 CE, në kontenierin e të cilit ka qenë e ngarkuar një sasi vaji palmash ku dyshohet se është tretur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Sipas informacioneve paraprake sasia e kokainës së tretur llogaritet të jetë 200 kilogram. Në këtë operacion janë shoqëruar disa persona të dyshuar, ndër të cilët edhe dy shtetas maqedonas. Po vijon puna për zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›