Berisha: Fjala e lirë, themeli i demokracisë
Dy janë shtyllat kryesore të lirisë themelore të njeriut, fjala e lirë dhe vota. Me anë të këtij mesazhi, kryeministri Sali Berisha përshëndeti 20 vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike” duke përgëzuar të gjithë gazetarët për sakrificat dhe të vërtetat e rëndësishme të cilat i kanë mbrojtur.
“Kombi shqiptar ka njohur vështirësi të jashtëzakondshme. Këtij kombi i takon që të vij në shekullin e XX, me një larmi trashëgimie, nga modernet tek mesjetaret dhe para mesjetaret. Me ligjet e saj me te hekurta të ketë shkruar nenin e artë të fjalës së lirë. Fjala e lirë në 20 vite ka rënë. Ajo u shndërrua në idealin e një populli të shtypur. Ajo është dhe mbetet themeli i dinjitetit njerëzor, qytetar, leva e Arkimedit për të gjetur të vertetën në univers. Ndaj në këto 20 vite duhet të përulemi atyre të rinjve që themeluan gazetën e parë opozitare. Sot de facto, ligji se lajmi nuk preket, i pashkruar, funksionon në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër. Kjo qeveri ka ndaluar çdo lloj proçesi civil apo penal ndaj lajmeve. Ka ndaluar të gjithë agjesitë që të kerkojnë burimin e lajmit, për përpjekje të mëdha që rapotet të jenë sa më të cevilizuar. Fjala e lirë, konsolidimi i kësaj lirie është një proçes i cili shpreh në mënyrën më të madh, maturinë. Ka dhe do të ketë revolucionin e vetë, por e lirë ajo mund të japë nivelet më të larta të maturitetit”.
Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Berisha ndau dhe dekorata në shenjë mirënjohje për të gjithë ata të cilët punuan në gazeten e parë opozitare. Ata jane: Frrok Çupi, Mitro Çela, Astrit Patozi, Vera Isak,Blendi Fevziu, Edi Paloka, Blen Blushi.
Në këtë ceremoni përshëndeti edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka qenë ish-kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”.
Ndërkohë që dy nga emrat e njohur të kësaj gazete kanë qenë edhe gazetari Blendi Fevziu, apo edhe deputeti Edi Paloka.
Kryeministri Berisha e cilësoi Blendi Fevziun si shërbëtor të fjalës së lirë.