Qeveria miraton ligjin e sigurimeve

“Së pari, me këtë ligj ISKSH shndërrohet në fondin e sigurimeve shëndetësore dhe së dyti, ligji stabilizon dy kategori të mëdha përfituesish, popullsia aktive dhe ajo joaktive. Gjithashtu, ligji përcakton regjistrin e saktë të kontribuesve dhe të atyre që kanë nevojë për asistencë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ligji i ri krijon mundësi dhe hap rrugë për mbulimin me siguracion shëndetësor edhe disa shërbime në spitalet private.
“Ligji krijon gjithashtu mundësi për blerje shërbimesh që mungojnë në sektorin publik, por që garantohen në sektorin privat, përmes kontraktimit”, ka sqaruar Vasili.
Ligji i ri i sigurimeve të kudjesit shëndetësor konsiderohet një ndër pikat kyce të reformës së nisur në sistemin shëndetësor, i cili ndër të tjera pritet të frenojë në maksimum pagesat e shërbimit nën dorë.