Ekzekutim ne mes te Korces
Nje vrasje ne mes te qytetit ka tronditur banoret e Korces. Marsel Grabocka 37 vjec eshte emri i viktimes i cili eshte ekzekutuar pasditen e djeshme ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur ne nje zone goxha te populluar pikerisht ne lagjen nr. 13 ne vendin e quajtur Trekendeshi nga banoret e ketij qyteti. Ai eshte ekzekutuar me arme tip pistolete nga 9 plumba brenda baneses se tij ndersa ende nuk dihen rrethanat ne te cilat ndodhi ngjarja. Burime nga policia shprehen se nje person i paidentifikuar ka mundur qe te hyje ne ambientet e shtepise duke e qelluar me pistolete 37-vjecarin. Policia e cila eshte ndodhur menjehere ne vendngjarje pas sinjalizimit ka njoftuar se viktima ka qene i vetem ne momentin e vrasjes duke shtuar se 3 plumbat e marre ne trup i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme duke mos i dhene asnje mundesi per te shpetuar 37-vjecarit. Forca te shumta policie dhe vete drejtori i policise se Korces Bernard Caushi ndodhen ne vendngjarje. Ende nuk dihen arsyet e vrasjes se Grabockes por blute po punojne per zbardhjen e plote te vrasjes dhe identifikimin e autoreve te krimit.