E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga taksistit shperndante heroine

Blute e Beratit ka vene nen pranga dy persona te cilet akuzohen per shperndarje te lendeve narkotike ne kete qytet. Per te bere te mundur kapjen e tyre policia e Beratitrealizuar operacionin Taksisti permes te cilit u bllokuan 40 doza heroine. Nga burime te policise lokale mesohet se te dy keta persona kane qene nen vezhgimin e seksionit te lendeve narkotike pasi dyshoheshin se shperndanin droge ne kete qytet. Zedhenesja e policise se ketij qarku Valbona Qafa ka bere me dije se ne oret e vona te mbremjes se djeshme ne aksin rrugor Lushnje-Berat gjate kontrollit te ushtruar nga inspektoret e seksionit kunder narkotikeve ne mjetin tip Benz taksi dhe targa BR 365 A u arrit qe te bllokoheshin sasia e 40 grameve heroine e cila ishte e ndare ne 40 doza gati per shitje. Burime zyrtare nga policia tregojne se sasia e droges ishte siguruar ne qytetin e Lushnjes e me pas ajo kishte si destinacion qytetin e Beratit ku dhe do te tregtohej nga dy personat e arrestuar. Materialet e kesaj ceshtje i kaluan prokurorise se Beratit ku te ndalurit do te perballen me akuzat ndaj tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›