E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinis puna ne doganat greke Kapshtice-Kakavije lejohet kalimi i mjeteve

Pas disa ditësh ndërprerje të punës nga ana e doganierëve greke në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë, sot në orët e para të mëngjesit, ka rifilluar puna në Kakavijë dhe në Kapshticë.

Korrespondentët raportuan se pikat doganore po funksionojnë normalisht në të dy anët e kufirit.

Ndërprerja e procesit të përpunimit të dokumentacionit në dogana u bë për shkak të një greve disa ditore të doganierëve grekë.

Sipas informacioneve më të fundit, thuhet se në këto pika të kalimit kufitar, nuk ka pas fluks në hyrje dhe dalje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›